Kodi i referencës | I/2-977 |
Titulli | Trim mes trimash |
Sinopsi | Pamje e krahinës së Skraparit. Pamje e Tomorrit dhe e qafës së Matës ku partizanët skrapallinj kanë luftuar me heroizëm. Pamje e kullotave të Kulmakut. Pamje e fshatit Gjerbës dhe Vëzhezhë. Shtëpia e Pasho Hysit ku Enver Hoxha ka qëndruar një natë më 1943. Pamje e shtëpisë brenda. Foto të Enverit. Pamje e malit Ranies dhe e fshatit Zaloshnjë. Pamje e rrugicave të fshatit. Shtëpia e Hysen Zaloshnjës ku ka ndenjur Enver Hoxha. Pamje e dhomës brenda. Foto të ndryshme të familjes dhe të Enver Hoxhës. Me kujtimet e Enverit jepet mëngjesi në fshat. Pamje e burimit të fshatit dhe e malit të mbuluar me mjegull. Pamje e fshatit Vlush. Ura e gurtë. Pamje e çative të fshatit. Pamje e një pylli të zhveshur. Ura mbi Osum. Pamje e luginës së mbuluar me mjegull. Pamje e lapidarit të çlirimit të Çorovodës. Foto e ardhjes së Enver Hoxhës në festën e çlirimit. Panoramë e Çorovodës. Foto të ndryshme të partizanëve. Aspekte nga festimi i përvjetorit të brigadës së 7 sulmuese në Vlush, ku merr pjesë Foto Çami. Foto dëshmorësh. Lapidari i Tendës së Qypit, i Melovës, i Zaloshnjës, i Vlushit në Therepel. Pamje e muzeut të Çorovodës. Objektet e Riza Cerovës. Foto të Karaman Yllit partizan me Enver Hoxhën. Karaman Ylli duke iu folur studentëve. Kronikë e vizitës së Enver Hoxhës në familjen e Zylyftar Veleshnjës. Pamje e fshatit Helmës. Foto të Enverit në Helmës. Shtëpia e Nevruz Bilimanit ku ka punuar shtabi i përgjithshëm gjatë punimeve të Kongresit. 292,40m. Aspekte nga takimi i Enver Hoxhës me Mehmet Myslymin dhe Nevruz Bilimanin. Aspekte nga biseda me familjet e tyre. Duken dhe Karaman Ylli dhe Teki Kolaneci. Kronikë e Ramiz Alisë në 40-vjetorin e Kongresit të Helmësit. Me foto jepet Kongresi i I i P.K.SH. Rezoluta e Kongresit dhe thirrja e tij. Pamje e lapidarit në fushën e Lieëzës. Mitingu ku flet Ramiz Alia. Pamje e delegatëve në fushë. Pamje e rrugëve të Çorovodës. Vjen Enver Hoxha; fëmijët i dhurojnë lule. Enver Hoxha në mes të popullit duke kërcyer me ta. Enver Hoxha flet në mitingun e organizuar në Çorovodë me rastin e vizitave të tij. Në darkën e organizuar me këtë rast flet (sinkron) Enver Hoxha. Duken Nexhmije Hoxha, Teki Kolaneci e Karaman Ylli. Shtëpia e Gani Bilimanit. Foto të Enverit me Ganiun. Dollia që ngre Enveri për skrapallinjtë. Pamje e qytetit natën. Vizita e tij në gjimnazin e Çorovodës. Takimet me nxënësit. Një pioner i lidh shallin e pionerit. Duke i folur nxënësve. Enver Hoxha pret shiritin e përurimit të shkollës në 1971. Pamje e shkollës sot. Kabinetet moderne të saj. 280,10m. Pamje e shkallëve të gurta të Çorovodës. Enver Hoxha duke vizituar muzeun. Objektet e ndryshme të muzeut. Nexhmije Hoxha e Karaman Ylli e shoqërojnë gjatë vizitës në muze. Bën homazhe e vendos kurora në varrezat e dëshmorëve të qytetit. Pamje e kullotave verore të Kulmanit. Enver Hoxha në bisedë me barinjtë. Pamje e fshatit Muzhenskë. Portat e fshatit ku janë gdhendur yje. Hapja e tokave të reja nëpër shkpreat e Skraparit sipas këshillave të Enver Hoxhës. Rinia shkollore në Orizaj duke punuar për hapjen e tokave të reja. Heroi i punës socialiste Kujtim Nanushi duke punuar natën me traktorë. Aspekte nga hapja e një rezervuari. Aspekte nga punët e ndryshme bujqësore. Ujitje me shihedhje. Korrja e barit për blegtorinë. Pamje e lopëve dhe e viçave. Mbushja e shisheve me qumësht. Aspekte nga vjelja e qershive. Fjala e Enver Hoxhës për pemëtarinë. Pamje e fshatit Vërzhezhë. Fuat Çela duke shtypur me makinë. Letra që i ka dërguar Enveri. Foto të tij me Enverin. Pamje e shkollës në Gjerbës. Pamje e shtëpive në Vendreshë. Aspekte nga jeta e fshatarit skrapalli. Korrje gruri. Pamje e Çorovodës. Sheshi kryesor. Lulishtja e qytetit. Enver Hoxha në varrezat e dëshmorëve. Enver Hoxha duke folur nga tribuna. Enver Hoxha me fëmijët duke biseduar, duke përshëndetur. 304, 70m. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1986 |
Viti i premierës | 1986 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article