Kodi i referencës | I/2-269 |
Titulli | Thirrje luftarake |
Sinopsi | Filmi pershkruan ne pergjithesi perpjekjet e te rinjeve dhe te rejave ushtarake dhe civila per t’u kalitur me veshtiresite dhe per te revolucionarizuar stervitjen ushtarake. Filmi fillon me nje kenge partizane. Pamje malesh me bore, vende te thepisura mes se cilave do te kalojne te rinjte ushtarak ne marshim. Ne repartet ushtarake organizatat e tinise diskutojne per revolucionarizimin e stervitjes. Te rinjte marrin angazhim dhe zotohen t’i kryejne te gjitha detyrat sic i meson Partia dhe shoku Enver. Nga repartet e ndryshme nisen per marshim ushtare te dalluar. Marshimi kryet ne kondita te veshtira ne bore e ne vende te thepisura, marshohet naten. Duket nje katarak i bukur, i ngrire me akull. Vala Frasheri, ish komisare e nje kompanie partizane ju flet te rinjeve ushtarak per luften Nac-Cli. Marshimi vazhdon ne tufan e ne mjergull, kalojne qafen e Martes. Para kalimit te qafes mblidhet grupi i komunisteve te cilet diskutojne vendimin per kalimin e qafes. Ata vendosin nje zeri se qafa duhet kaluar me cdo kusht. Kalimi i qafes naten, ndizen zjarre partizane. Nga fshati i afer veterani i luftes Shaqir Kapinova ju flet ushtarakeve duke ju treguar episode nga lufta. Populli i pret marshuesit me zemer te hapur ashtu sic priste dikur partizanet Pamje i nje vend qendrimi te marshuesve. Xadrat e vendosura ne bore. Vazhdon marshimi, qitje me pushke naten. Pamje e qytetit te Corovodes. Takimi i grupeve te marshimit te ardhura nga drejtime te ndryshme. Takimi me Sekretarin e Partise te Skraparit Teki Malindi. Vendosin kurrora ne varrezat e deshmoreve te Corovodes. Pamje e fshatit Verzhezh ku u grumbulluan te gjitha repartet qe morren pjese ne marshim. Vjen Petrit Dume. Flet para marshuesve Fuat Cela. Flet dhe nje e re ushtarake. Petrit Dume bisedon me ushtaraket. Fuat Cela ju tregon ushtareve se si zberthehet dhe mberthehet pushka. Ushtaret mdihmojne kooperativistet ne pune te ndryshme si pastrimi i pullazeve nga debora, ne ngritjen e linjave elektrike. Flet Fatimja, djali i te ciles dha jeten per lirine e atdheut. Petrit Dume se bashku me ushtare viziton shtepine e Fuat Celes. Biseda e perzemert. Petrit Dume i dhuron Fuatit nje stilograf. Poligoni i stervitjes ushtarake. Fuat Cela zberthen dhe mberthen automatikun. Ushtaret bejne qitje naten. Rezultati eshte i shkelqyer. Petrit Dume ju tregon ushtareve per realizimin me sukses te te gjitha detyrave te ngarkuara gjate gjithe marshimit. Film per stervitjen ushtarake te te rinjeve ushtare dhe civile dhe per iniciativen e tyre per revolucionarizimin e stervitjes ushtarake. |
Çmime | |
Skenarist | R Bedo |
Teksti | R Bedo |
Regjisor | Ilo Pando |
Kompozitor | Donika Muci,formulim |
Operator | Jani Nano Xhevat Behri,zeri |
Piktor | |
Montazhier | Donika Muci |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1968 |
Viti i premierës | 1968 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 22 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Film per stervitjen ushtarake te te rinjeve ushtare dhe civile dhe per iniciativen e tyre per revolucionarizimin e stervitjes ushtarake. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article