Kodi i referencës | I/2-68 |
Titulli | Te ruajme shendetin |
Sinopsi | Pamje e nje fshati. Femijet prashitin prane cezmes se kooperatives. Nje traktor ne fushe. Ja nje shtepi e re e ndertuar para tre vjetesh. Cdo gje eshte shtruar ne rregull por rregullat e higjenes nuk jane zbatuar, poshte dhomes rri bagetia. Nje shtepi tjeter ne fshat eshte ndertuar mire ; vendin i bagetive eshte larg baneses. Ne nje shtepi tjeter ndizet zjarri ne mes te dhomes, femija i vogel demtohet nga tymi. Ne nje shtepi tjeter ka dhome me oxhak ku mund te ndizet zjarri dhe femijet jane te shendetshem. E demshme eshte edhe kur femijes i jepet qumeshti i pazier. Per dezinfektim fshataret i lyejne shtepite me gelqere. Ne fshat behet nje mbledhje ne kuader te fushates se pastertise. Fshataret pastrojne rruget e fshatit, hapin kanale, lyejne shtepite me gelqere, punojne qilima dhe kallajisin enet e bakrit te kallajxhiu i fshatit. Nje grua rregullon minderet ne dhome ne menyre qe dhoma te duket sa me e rregullt. Nje fshatar con nenen e tij me kale ne pazar dhe me pas me gjalpin qe shiti aty bleu nje tavoline dhe gjashte karrige. Ja pra, tani ata hane buke ne tryeze. Bagetite kalojne neper fshat. Sot ne fshat ka ardhur nje dentiste dhe u kontrollon dhembet fshatareve. Mjeku gjen nje hajmali ne trupin e nje femije duke e vizituar ate. Ne fshat behet nje konference shendetesore ku flet mjeku. Femijet e kopshtit i cojne per vizite mjekesore tek mjeku. Ne farmaci ushtaret blejne ilace. Vajza te shendetshme. |
Çmime | |
Skenarist | Zisa Cikuli |
Teksti | |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | |
Operator | Jani Nano |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1958 |
Viti i premierës | 1958 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 10 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Nje fshat ne Korce |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Dokumentar mbi higjenen ne fshat. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article