Kodi i referencës I/2-152
Titulli Takim ne Xhakarta (Ganefo)
Sinopsi Sportistet shqiptare nisen per ne Xhakarte. Mberritja ne Xhakarte, pamje te rrugeve te saj. Pamje e stadiumit ku do te zhvillohen lojnat sportive. Fillon parakalimi i sportisteve nga te gjithe vendet e botes ku te paret e hapin parakalimin sportistet shqiptare. Ne stadium merr pjese dhe Presidenti Sukarno. Vazhon parakalimi i sportisteve kinez, korean, vjetnamez, malajzeze, meksikanas etj. Pishtari qe ndez zjarrin e Ganefos. Pamje e qytetit. Pamje e godinave te larta te kryeqytetit. Hotel “Hindonezia”, qe eshte godina me e larte. Ja ambasada angleze e djegur. Ne garen 400 m vendin e pare e ze atleti yne Vincene Kacagjeli. Kryetari i delegacionit shqiptare Vasil Konomi u dorrezon medaljet sportisteve fitues. Ne 800 m koreani Sin Kin Dan, ne hedhjen e diskut fiton sportisti kinez, kurse Ramazan Driza ze vendin e trete. Ne shtytjen e gjyles vendin e pare e ze Ramazan Driza. Ne qitje vendin e pare e ze Ismail Rama. Ne ngritje peshe Besim Pulaj vendos dy rekorde kombetare. Ne basketboll, ndeshja midis skuadres tone dhe Guinese fitohet nga skuadra shqiptare. Ndeshje bosksi Shqiperi – Kamboxhie, fiton shqiptari Ramis Sadushi. Medalje bronxi merr boksieri Hysen Sharra. Aspekte nga garat e notit dhe marathona e cila kalon neper rruget e qytetit. Njerez duke ndjekur marathonen. Njerez duke punuar neper orizore. Delegacioni yne sheh nje vullkan ne aktivitet. Ata vizitojne qytetin e Bandungut dhe ndertesen ku u zhvillua konferenca historike e vendeve Afrikano-Aziatike. Fshati nderkombetar ku jetojne pjesmaresit e delegacioneve te huaja. Ja dhe ndertesa e delegacionit shqiptar. Te rinjte njihen me historine e vendit tone. Perfaqesuesi i delegacionit kinez fton delegacionin tone dhe delegacioni vjetnamez vjen vizite ne ne.
Çmime
Skenarist
Teksti Osman Pallushi
Regjisor
Kompozitor
Operator Niko Theodhosi Xhevat Behri,op/zeri
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1964
Viti i premierës 1964
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta) 17
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Film per takimet nderkombetare sportive ne Xhakarte (Hindonezi)
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit