| Kodi i referencës | I/2-179 |
| Titulli | Takim me arbereshet |
| Sinopsi | Dallge deti. Pamje e maleve te Arberise. Harta e Italise dhe anija me te cilen niset ekipi yne i USHT i kryesuar nga Zijahudin Kodra, Zini Sako si dhe grupi i xhirimit me Saim Kokonen dhe Xhevat Behrin. Malet e Kalabrise, qytetet ku jane vendosur arbereshet. Nje vajze tregon nje perralle arbereshe. Pamje e qytetit ku banojne arbereshet. Shtepi ne stilin shqiptar me porte te madhe dhe rruget me gure. Tabela ku shkruhet “Corsa Skenderbeg”, “Vico Albania”. Kisha dhe ne murin e saj e gdhendur nje shqiponje. Zijahudin Kodra i ben nje vizite nipit te Jul Varibobes, i pari arberesh qe shkroi gjuhen shqipe. Mbuzdi, fshati i tij i lindjes. Shtepia me porte guri. Pamje e shtepise se Jeronim De Rades. Pllaka qe shkruan Casa De Rada. Pamje e kodrave perreth, rruga qe e con ne shkolle. Pllaka perkujtimore qe shkruan per De Raden. Zijahudini bisedon per De Raden me nipin e tij Xherdano De Rada. Portret i De Rades, diplloma e tij, bibloteka me librat e De Rades. Busti i De Rades ne oborrin e kolegjit Shen Dimitri. Zihni Sako i dorezon trupit mesimor te kolegjit te Shen Dimitrit, dekoraten e larte te akorduar nga Kuvendit Popullor, “Mesues i Popullit”. Tabela Vincenzo Stratiga, i cili ka luftuar krah Zhuzepe Garibaldit. Zihni Sako flet me djalin e Vincenzo Anxhela Stratiga dhe me nje grua. Ekspedita kalon neper fshatrat arbereshe per te hulumtuar traditat dhe zakonet e tyre. (300 m) Nje dite pazari. Feste popullore. Banda parakalon para popullit. Gra te veshura me kostume te bukura arbereshe shkojne per te festuar. Grupi incizon nje valle qe e kercejne duke kenduar nje grup vajzash. Panorame malesh, lume, tre vajza kendojne ne natyre nje kenge arbereshe. Nje grup grash kercejne vallen e Skenderbeut. Kori i te rinjeve kendon nje kenge arbereshe. Panorame malesh, rruge, bregdeti me dallge. |
| Çmime | |
| Skenarist | Zihni Sako |
| Teksti | |
| Regjisor | Saim Kokona |
| Kompozitor | Ismail Balla, formulim |
| Operator | Saim Kokona Xhevat Behri,op/zeri |
| Piktor | |
| Montazhier | |
| Zëri | |
| Kategoria | Dokumentarë |
| Kroma | |
| Viti i prodhimit | 1965 |
| Viti i premierës | 1965 |
| Numri i akteve | 2 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 18 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | Film dokumentare per ekspediten e zhvilluar nga Zijahudin Kodra dhe Zihni Sako ne fshratrat arberesh ne Italine e Jugut. |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




