Kodi i referencës I/2-924
Titulli Stacioni me i ri
Sinopsi Pamje e Hanit te Hotit ne kufi ku ka arritur hekurudha e ndertuar nga rinia shqiptare. Njerzit e grumbulluar per te festuar inagurimin e hekurudhes Shkoder – Hani i Hotit. Per te marre pjese ne inagurim kane ardhur Besnik Bekteshi, Petro Dode, Luan Babameto, Farudin Hoxha e Mehmet Elezi. Ka ardhur gjithashtu dhe delegacioni i Komitetit Federativ per Kominikacionin te Jugosllavise i kryesuar nga Zv/kryteari i ketij komiteti Andrej Grohor. Nisja e trenit nga Hani i Hotit per ne Shkoder. Treni ne ecje, me portretin e Enver Hoxhes te vendosur ne lokomotive. Pamje e fushave dhe fshatrave te mbuluara nga bora. Nje vajze e re, Rajmonda, kujton aspekte nga puna e te rinjve ne hekurudhe po ashtu kujton dhe nje veteran i hekurudhave Stefan Mina aksionet e para te rinise per hekurudhat e para dhe veshtiresite gjate ndertimit te tyre. Pamje e fshatrave ku kalon hekurudha. Pamje e stacionit te Bajzes. Ne mitingun e madh te inagurimit flet (sinkron) Besnik Bekteshi, i cili pret shirtitin. Pamje e stacionit te Shkodres. Ne emer te te rinjve flet Deze Jaku sek e KQ te BRPSH-se. Treni qe kalon neper fshatra. Pamje e bustit te Vasil Shantos. Panorame e stacionit te Shkodres. Pamje e pergjithshme e rrugeve te Shkodres dhe te qytetit te mbuluar me bore.
Çmime
Skenarist Angjelina Xhara
Teksti
Regjisor Todi Bozo
Formulimi muzikor Majlinda Berxolli
Operator Ibrahim Kasapi
Piktor
Montazhiere Veronika Coku
Zëri Asim Raxhimi
Kategoria Dokumentare
Kroma Me ngjyra
Viti i prodhimit 1985
Viti i premierës 1985
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 8
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Shkoder
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit