Kodi i referencës I/2-8
Titulli Shqiperia e re
Sinopsi Fillon me shqiponjen qe fluturon mbi malet tona me debore. Panorama te shumta. Ura antike, bregdet. Qyteti i Korces, monumenti i ushtarit te panjohur, aspekte nga jeta e qytetit, shtepia e rinise ne Korce, shtepi dhe rrugicat me kalldrem te Korces. Shtepia e shtypshkronjes klandestine dhe porta e saj me dorezen. Burgu, vendet e vrasjes se deshmoreve Kiço Greço, Midhi Kostani dhe Koci Bako. Gjirokastra, pamje e qytetit, shtepite karakteristike dhe kalaja. Berati, shtepia ku u mblodh qeveria e pare. Pamje e veriut, malet pishat etj. Kalaja e Shkodres dhe jeta ne qytet. Qyteti i Durresit. Vlora dhe bregdeti me agrume. Tregon Saranden, Butrintin, harten e Shqiperise me keshtjellat. Kruja qyteti i Skenderbeut. Tregon sunduesit e pare qe nga Ali Pashe Tepelena dhe deri ne pushtimin fashist. Burgu i Tiranes, Porto-Romano etj, . Konti Ciano ne Kucove dhe zbarkimi i fashisteve. Partizanet ne luften e tyre, ushtria e kuqe, tankset e saj neper Ballkan. Clirimi i Bukureshtit, Sofjes, Beogradit. Clirimi i Shqiperise, hyrja e qeverise se pare demokratike dhe Enver Hoxha mban fjalim. Pamje e Tiranes se shkaterruar. Peza e djegur, Permeti, Leskoviku, Borova, Vithkuqi etj. Ne Korce percjellin eshtrat e deshmoreve. Ndryshimi i jetes se bujkut. Vijne traktoret nga jashte. Shkarkohen nga vaporri materiale bujqesore. Ne fushat tona jane traktoret e rinj. Shkolla bujqesore e Kavajes. Puna per tharjen e kenetave. Qendra zoo-teknike, cobanet, spitalet rurale. Spitali i Tiranes, dr. Shiroka, materniteti, krahinat greke dhe femijet e demokrateve greke. Ne kufirin Shqiperi-Greqi hyjne pleq dhe femije greke. Rojet e kufirit. Ne Kuvendin Popullor flet Enver Hoxha. Vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata ne duar parakalojne. Shoket Enver Hoxha, Spiro Koleka, Gogo Nushi ndodhen ne tribune me rastin e inaugurimit te fillimit te punimeve. Fabrika e sheqerit ne Maliq duke u ndertuar. Kombinati i Tekstilit “Stalin” ne Tirane duke u ndertuar. Nje klase ne Institutin Teknik, vajzat ne oficine. Pamje te Kucoves dhe punetoret e saj te dalluar. Miniera e seres ne Selenice. Ne ish pallatin e Zogut ne Tirane, jane mbledhur punetoret me te mire. Shoku Enver bisedon me Stakanovistet. Pamje e Tiranes se re, vendi ku jane vrare heronjte. Ne mbledhjen e Kuvendit Popullor, flet shoqja Nexhmije Hoxha. Organizata e gruas, grate e veshura me kostume kombetare. Shoqeria e lidhjes kulturore me B. S. , Lidhja e shkrimtareve, Teatri Popullor, Liceu Artistik, piktore te rinj etj. Vazhdon me Liceun Artistik dhe klasat e tij. Me pas vijon filmi me Institutin Pedagogjik dhe Shkollen e Bashkuar. Ne Tirane zhvillohet nje parade. Ardhja e delegacionit sovjetik. Shqiptaret te veshur me kostume kombetare te krahinave te ndryshme te vendit, hedhin valle. Fillon parada. Komandanti i parades, Beqir Balluku, i paraqet forcen shokut Enver Hoxha. Ne tribune ndodhen shoket Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Myslym Peza, ministri sovjetik Cuvakin, Beqir Balluku. Paraden e hapin partizanet, pastaj oficeret e shtabit te pergjithshem, garnizoni, kadetet, marina, mjetet e motorizuara, dhe me ne fund populli. Filmi mbyllet me korin e shtetit i cili kendon nje kenge patriotike. Fluturon shqipja dhe tre ushtare vrojtojne me dylbi mbi kuaj.
Çmime
Skenarist
Teksti B. Acapova
Regjisor Ilia Kopalin
Kompozitor Kristo Kone
Operator I. Monglloski, R. Hallushakov
Piktor
Montazhier
Zëri V. Kotov
Kategoria Dokumentarë
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1948
Viti i premierës 1948
Numri i akteve 8
Kohëzgjatja (në minuta) 74
Vendi i prodhimit Shqiperi, Bashkimi Sovjetik
Vendi i xhirimit Ne te gjithe Shqiperine
Producenti Studio Qendrore e Filmit Dokumentar, Moske
Shënime Filmi eshte xhiruar me ndihmen e grupit sovjetik te xhirimit dhe eshte lare ne laboratoret bullgare. As/operator LL.Zajcev.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit