Kodi i referencës I/2-21
Titulli Rruge e lavdishme
Sinopsi Fillon me korin e Filarmonise i cili kendon kengen e Shqiperise. Aktori Andon Pano reciton. Ne ekran dalin pamje te bukura te panorames shqiptare nga veriu e deri ne bregdet. Fusha me lule dielli. Pamje e qytetit te Vlores, keshtjella te vjetra, keshtjella e Krujes, busti i Naim Frasherit. Male me re e debore. Fotografi te patrioteve shqiptare Haxhi Qamili, Cerciz Topulli, Themistokli Germenji, Avni Rustemi, Bajram Curri. Foto e Leninit. Dokumenti qe zbulon traktatin e fshehte te Londres. Dokumenti qe paraqet zine e Leninit ne parlamentin shqiptar, Porto Romano, burgje, te vrare. Fotografi te Bajram Currit, Riza Ceroves, foto nga demonstrata te ndryshme. Pamje e Gjirokastres, ne foto Enver Hoxha, Ali Kelmendi. Hyrja e pushtuesve italiane ne Durres dhe Tirane. Tabllo e shokut Enver ne demonstrate gjate kohes se luftes, dokumenta fallso te tij, shkresa te fashisteve per arrestimin e Enverit. Aeroplane gjermane bombardojne. Ushtria e kuqe, Stalini flet. Shqiptaret degjojne Radio Mosken (tabllo). Shtepia e themelimit te Partise Komuniste Shqiptare. Thirrja e Partise drejtuar popullit. Aksionet e para, te varur nga fashistet, aksion i prerjes se telave te telefonit. Foto e shokut Enver ne mal dhe perkujtimorja ne Peze. Shtepia ku u themelua shtbi i pergjithshem i LANC ne Labinot. Enver Hoxha ne konferencene pare te vendit. Pamje e fshatit Vithkuq ne rrethin e Korces. Fotografi te udheheqesve te luftes; Mehmet Shehu, Gogo Nushi, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Bedri Spahiu, Spiro Koleka. Foto e Margarita Tutulanit me te vellane, foto; nje i varur. Pamje nga Permeti i djegur dhe i cliruar. Foto e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacional Clirimtare dhe e Shtabit te Pergj. te Rinise Antifashiste Shqiptare. Foto e delegateve te Kongresit te Rinise. Partizanet ngjiten ne male, aeroplane dhe katjushka sovjetike, gjermane te fshehur. Ngrihet flamuri i Clirimit. Ne tribune qendron udheheqja jone. Tregohen shkaterrimet e luftes. Fillimi i ndertimit te hekurudhes se pare. Gazeta flet per kongresin e pare te PKEnver Hoxha duke folur. Ne portin e Durresit vijne ndihma nga B. S. Ne tirane festohet muaji i miqesise me B. S. Me kete rast vjen nga B. S. nje delegacion i kryesuar nga Nicajev. Delegacioni viziton Korcen dhe me pas Qytetin Stalin ku ne emer te punetoreve flet Veli Allibej. Aty takohen me mjeshtrin e cpimit Pjeter Alldashin dhe inxhinierin Ramiz Xhabia. Pamje nga Shkodra, Durresi dhe kombinati i drurit ne Elbasan. Fshataret hapin kanale vaditese, rruge te reja etj. Foto e shokut Enver dhe Stalinit. Pamje e Tiranes, pamje e Selites, uji qe rrjedh nga lart, plasje minash, inxhiniere shqiptare dhe sovjetike. Hidrocentrali “Lenin”, inxhinieri sovjetik dhe shqiptar. Ne kombinatin e tekstilit “Stalin” montohen makinerite. Nxenes te shkolles prane Kombinatit, puna vullnatare ne Kombinat, fabrika e zhveshjes se pambukut ne Elbasan. Ne fushat e Fierit vilet pambuku. Basti Bagirova jep eksperiencen e tij ne vjeljen e pambukut. Pamje nga kenata e Maliqit dhe punimet per mbjelljen e panxharit. Ferma e Maliqit. Qendra zooteknike ne Shkoder. Qefsere Selimi me brigaden e vjeljes se pambukut. Rojet e kufirit, provokacionet greke, grure i djegur, te plagosur ne spital. Spiunet para gjygjit te popullit, mjete spiunazhi, marinare qe bejne roje, pasurite e vendit. Vjelje ullinjsh, portokallash e limonash. Flitet per institucionet e shkollat si Teknikumi mjekesor, Instituti Pedagogjik, Instituti Bujqesor. Shoku Enver viziton shkollat, Beqir Balluku u flet nxenesve. Femije te vegjel kopshti. Pallati i Kultures ma aktivitetet qe zhvillohen ne te. Skulptori Janaq Paco punon per monumentin e Skenderbeut. Vihet ne skene baleti “Shatervani i Bahcisarajt”. Zhvillohet Kongresi i Rinise. Delegacioni sovjetik i kryesuar nga sekretari i Rinise te B. S. Mikoillov i dhuron Kongresit flamurin e kuq. Pamje nga shtepia ku u krijua Komiteti Qendror i Rinise. Ne rini pranohen anetare te rinj si Theodhor Maco. Te rinj para bustit te heroit Qemal Stafa. Keto dite behen pionere, fatosat e vegjel. Minatoret firmosin paktin e paqes. Enveri e Stalini ne Moske. Paktin e Paqes e firmosin edhe fshataret e Kurveleshit, malesoret e Ivanajt dhe punetoret e uzines “Enver”. Del nga shtypi volumi i pare i veprave te Stalinit ne shqip. Pamje nga shkolla e Partise V. I Lenin ne Tirane. Ne muzeun e Moskes ndodhet libri “Historia e P. K. te B. S. ” e shpuar nga plumbi. Ne muzeun e Luftes Nacional Clirimtare ne Tirane, Enver Hoxhadhuron nje vazo me dhe’ nga toka e Stalingradit. Asistojne Beqir Balluku, Rita Marko, etj. Enveri bisedon me Gogo Nushin dhe me disa pjesetare te delegacionit sovjetik. Ne portin e Durresit, Enver Hoxha pret delegacionet e ardhura ne Shqiperi me rastin e festimit te 10-vjetorit te themelimit te PPSH, delegacionin kinez, spanjoll, gjermano-lindor. Ne stadiumin “Qemal Stafa” behet manifestimi fiskultural ku me ushtrime shkruhen fjalet: Stalin, Enver, Paqe. Ne Maliq inaugurohet fabrika e sheqerit. Sheqeri i pare i prodhuar aty i dhurohet shokeve Enver dhe ambasadorit sovjetik ne Tirane, Cuvakin. Delegacionet e huaja bejne nje vizite ne Kombinatin e Tekstileve. Flet sh. Mehmet Shehu, merr pjese edhe Enver Hoxha. Inaugurohet hidrocentrali “Lenin”. Enver Hoxha pret shiritin e inaugurimit. Mbahet nje Konference solemne me rastin e 10-vjetorit te PPSH. , ku flet Mehmet Shehu, asistojne Pilo Peristeri, Rita Marko, Gogo Nushi, etj. Flet Enver Hoxha. Akti i dyte fillon me fjalen e Enver Hoxha. Hysni Kapo lexon telegramin e P. K. B. S. Flasin me rradhe delegacionet e huaja dhe perfaqesues nga populli. Konferencen e pershendet kryetari i delegacionit kinez Uan Cen, perfaqesuesi i delegacionit bullgar Rodernko Vidinski, perfaqesuesi i delegacionit argjentinas. Delegacioni mongol i dorezon shokut Enver flamurin e kuq. Shoku Misto Treska lexon telegramet e derguar nga Mao Ce Dun dhe nga Kim Ir Sen. Flet Negri Nikolla ne emer te punetoreve, Qamil Hysa ne emer te fshatareve, Lufti Islamaj ne emer te ushtareve e kufitareve. Sh. Bedri Spahiu lexon telegramin e derguar shokut Stalin. Behet inaugurimi i monumentit te Stalinit. Enver Hoxha zbulon monumentin.
Çmime
Skenarist Ilia Kopalin, Llazar Siliqi
Teksti Llazar Siliqi
Regjisor Ilia Kopalin, regjisor i dyte: Endri Keko
Kompozitor Kristo Kono
Operator A. Sjonim, R. Hallushakov, I. Zajcev, Jani Nano
Piktor Petraq Lubonja, V. Krestjaninov
Montazhier
Zëri V. Kotov
Kategoria Dokumentarë
Kroma Bardhe e zi
Viti i prodhimit 1952
Viti i premierës 1952
Numri i akteve 8
Kohëzgjatja (në minuta) 77
Vendi i prodhimit Shqiperi dhe B.S.
Vendi i xhirimit Ne te gjithe Shqiperine
Producenti Studio Qendrore e Filmit Dokumentar ne Moske dhe Komiteti i Artit dhe Kultures ne R.P.Sh.
Shënime Film dokumentar mbi 10-vjetorin e PPSH. Drejtor filmi: I.Djukov. Dirigjent: A. Roitman.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit