Kodi i referencës I/2-120
Titulli Rruga jone
Sinopsi Pamje e nderteses se Kinostudios “Shqiperia e re”. Para nderteses makina me operatorin Sokrat Musha qe niset per xhirim. Ne kodrat e Mezezit jane gjetur rezerva te medha qymyr guri. Ja gjeologet qe shkojne per kerkim. Operatoret xhirojne ne Rubik furren e shkrirjes se bakrit blister. Pamje e rafinerise se naftes ne Cerrik. Pamje e anijeve ne port, tren duke ecur, traktor duke punuar token. Skica e rruges Vore- Milot, skica e kombinatit metalurgjik Lac. Shtylla te tensionit te larte. Makina e operatorit qe ngec ne uje. Pamje e kenetes qe eshte duke u thare. Bonifikimi i saj. Ne token e bonifikuar duke punuar traktori, mbjedhje dhe pamje e pambukut te lulezuar. Vajzat duke vjele pambukun. Pamje e kombinatit te tekstileve “Stalin”. Proceset e ndryshme te puneve deri ne stofrat e gateshme. Ne Mapo populli duke blere veshje dhe sende ushqimore. Pamje e qylymave te prodhuara nga artizanati yne. Pamje e rrugeve te Tiranes. Femijet e kopshteve duke luajtur ne lulishte perpara Komitetit Ekzekutiv. Pamje e pazarit te vjeter ku po ndertohet Pallati i madh i Kultures. Ja skicat qe tregojne se si do te jete ky pallat. Ne uzinen Enver nje mekanik ju flet puntoreve. Kuadro te bukura te vjeljes se pambukut, ndertime te ndryshme, femije qe lozin, nje vajze e vogel qe qesh.
Çmime
Skenarist Vangjush Gambeta
Teksti
Regjisor Ilo Pando
Kompozitor Ismail Balla,formulim
Operator Sokrat Musha Petraq Lubonja
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1961
Viti i premierës 1961
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime film per ecjen perpara te vendit tone socialist.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit