Kodi i referencës | I/2-409 |
Titulli | Rrofte miqesia shqiptare-kineze |
Sinopsi | Ne aeroportin e Rinasit punetoret dhe fshataret presin delegacionin ushtarak kinez, te kryesuar nga Li Tan Shen, Kryetar i Byrose politike te K.Q.P.K. Kineze dhe drejtor i trejtorise politike te ushtrise kineze. Duken portretet e shokut Enver Hoxha dhe te shokut Mao Ce Dun. Miqte i pret shoku Petrit Dume, Anetar i Byrose Politike dhe Shef Shtabi i Ushtrise Popullore te Shqiperise,Hito Cako, R. Perllaku, Reiz Malile, Ambasadori kinez Liu Xhen Hua dhe Atasheu ushtarak kinez Din Shan. Delegacioni i shoqeruar nga Petrit Dume vendos kurora me lule ne verrezat e deshmoreve. Ata vizitojne Muzeumin e Luftes Nacional Clirimtare te shoqeruar nga Hito Cako. Te shoqeruar nga shoku Petrit Dume, ata vizitojne Shtepine e Partise Tirane. Duket nje kapanon ushtarakesh. Vizitojne tunele te artilerise. Duket shoku Petrit Dume qe shoqeron delegacionin. Delegacioni asiston ne nje stervitje taktike te nje reparti ushtarak. Aspekte qitjeje. Kend sportiv. Ushtaret duke u stervitur. Aspekte te stervitjes taktike, ne te cilen marrin pjese zboristat dhe cetat vullnetare. Delegacioni viziton N.B.SH 10 korriku Lushnje. Delegacioni gjithmone i shoqeruar nga shoku Petrit Dume niset ne Berat per tek Ura Vajgurore. Atje delegacionin e pret Sekretari i pare i Partise se Beratit Gaqo Nesho dhe Kryetari i Komitet Ekzekutiv te rrethit Llambi Shella. Pamje e Beratit. Kalaja. Pamje e jashtme e kombinatit Mao Ce Dun. Miqte i pret drejtori i kombinatit Kristaq Dollaku. Miqte vizitojne kombinatin. Bisedojne me tezgjahistet prane makinave. Aspekte pune ne kombinat. Miqte shikojne ritmin e prodimeve te kombinatit. Valvitja e flamureve shqiptare dhe kineze. Aspekte te stervitjes taktike. Qitje me top. Aeroplane reaktive. Pamje te stervitjes komplekse ne repartet ushtarake. Tanket ne levizje. Qitje me top tanku. Duket H. Cako, Gogo Nushi dhe Petrit Dume. Ne nje takim me popullin e zones flet shoku Li Ten Shen. Nje pjese e delegacionit viziton bazen detare ne Vlore. Duken anijet me flamure. Masa(silurethedhes) ne lundrim. Li Ten Shen viziton Korcen. Ai shoqerohet nga shoku Petrit Dume. Atje i pret Sekretari i Pare i Partise se rrethit Mihallaq Zicishti. Ata asistojne ne nje stervitje taktike ushtri- popull. Delegacioni viziton kooperativen bujqesore “Miqesia Shqiptaro-Kineze”. Nje grup pionieresh te veshur me fustanella kercejne valle devollce. Delagacioni duke ecur ne rruget e Korces. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu priten ne Durres delegacionin ushtarak kinez te kryesuar nga Li Ten Shen. Asistojne Beqir Balluku, Haki Toska, Petrit Dume. Per nder te miqve ne Tirane u organizua nje miting. Marrin pjese shoket Kadri Azbiu, Petrit Dume, Fadil Pacrami. Cel mitingun Petrit Dume. Flet Hito Cako. Flet Li Ten Shen. SHoku Li Ten Shen i dhuron nje flamur shokut Hito Cako. Delegacioni largohet nga vendi yne. Duket aeroporti i Rinasit. Miqte u percollen nga populli dhe nga ushtaret. Kishin dale gjithashtu shoket Petrit Dume, Hito Cako, R. Perllaku dhe Reiz Malile. Aeroplani turboreaktiv ngrihet nga pista. Filmi i kushtohet vizites se delegacionit Kinez ushtarak. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1971 |
Viti i premierës | 1971 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 20.23 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Tirane, Durres, Vlore, Berat |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Filmi i kushtohet vizites se delegacionit Kinez ushtarak. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article