Kodi i referencës I/2-969
Titulli Rrahin zemrat për Enverin
Sinopsi Pamje e Pukës. Panorama të ndryshme nga jeta kulturore e qytetit dhe nga ambientet e ndryshme të tij. Kronikë e vizitës së Enver Hoxhës në Pukë, në pranverë të 1970. Enver Hoxha midis popullit. Aspekte nga fjala e tij. Pamje e Pukës në festë. Enver Hoxha viziton muzeun e Pukës. Objekte të ndryshme nga muzeu. Gravurë e mjerimit të popullit. Foto e Migjenit. Fshatarë me thasë në krahë që bluajnë misrin. Pamje e fshatit sot në Pukë. Pamje e Pukës sot. Ambientet e ndryshme kulturore të saj. Njerëzit duke shëtitur. Fëmijë që luajnë. Pamje e apartamenteve të reja. Kronikë e vizitës së shokut Enver në varrezat e dëshmorëve që bën homazhe. Pamje malesh dhe foto të luftëtarëve të lirisë. (sinkron) e nënës Shote Puka. Nëna Shote midis fëmijëve duke kujtuar takimet me shokun Enver. Foto e saj me Enver Hoxhën. (271,50m). Pamje e përgjithshme e Pukës. Shoferja e parë Raze Puka flet (sinkron). Foto e shokut Enver me Razen. Razja në makinë, në Kongres të Partisë duke u përqafuar me Enver Hoxhën. Pamje e pyjeve të Fushë-Arrëzit. Makinat e mbushura me trungje duke udhëtuar. Aspekte nga puna e sharrëxhinjve. Aspekte nga puna në fabrikën e përpunimit të drurit, transportimi dhe stivosja e trungjeve dhe e dërrasave. Foto të Enver Hoxhës me punëtorët e kësaj fabrike gjatë vizitës së tij në të. Heroi i Punës Socialiste Frok Haxhia flet (sinkron). Pamje nga punimet artistike në dru të bëra nga punëtorët pukjanë. Punimet e ndryshme artistike të vendosura nëpër lokale. Pamje të ndryshme nga Fushë-Arrëzi. Kronikë e vizitës së Enver Hoxhës në Fushë-Arrëz. Heroina e Punës Socialiste Rabie flet (sinkron). Fëmijët që vrapojnë në lëndinë. (257,30m). Pamje nga malet e Pukës. Gjeologët duke kërkuar mineral. Sondat e shpimit në veprim. Gjeologët duke diskutuar për gurët. Aspekte nga puna e gjeologëve në shi e borë. Vështirësitë e punës së tyre. Aspekte nga puna në laboratorë për kampionet e gjetura. Kronikë e vizitës së Enver Hoxhës në Pukë më 1952. Aspekte nga bisedat e përzemërta me pukjanët trima. Pamje sot nga fshatrat e Pukës. Hapja e rezervuarëve të rinj. Bagëtitë në kullotë. Pamje e zonës së Mërkurit. Shkolla dhe shtëpitë e banimit ku banojnë sot pukjanët. Rapsodi Ndue Shyti flet (sinkron). Pamje e fshatit Mërkur, pamje e shkollës dhe ndërtimeve të reja. Ansambli i Pukës këndon dhe vallëzon. Pamje të bukura nga Puka dhe pamje e përgjithshme e saj. (237,40m). Enver Hoxha dhe Puka, pjesë e kolanës së qyteteve.
Çmime
Skenarist Bashkim Hoxha
Redaktor Ilia Dede
Regjisore Liri Brahimi
Formulimi muzikor Nina Andoni
Operator Petrit Rexha
Bashkepunëtorë Sherif Bytyçi, Mark Dodani
Montazhier Veronika Coku
Zëri Lavdi Fortuzi
Kategoria Dokumentarë
Kroma Me ngjyra
Viti i prodhimit 1986
Viti i premierës 1986
Numri i akteve 3
Kohëzgjatja (në minuta) 28:11
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Pukë
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Enver Hoxha dhe Puka, pjesë e kolanës së qyteteve.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit