Kodi i referencës | I/2-117 |
Titulli | Ringjallje |
Sinopsi | Ablloshka ka plane te maleve, luginave ne dimer. Rreth kasolle fshataresh, fshatare te varfer, re, nje lypes i vogel lyp. Karrociere qe rijne e presin kliente, hoxha shkon ne xhami dhe nje burre falet. Nje punetor i fuqishem punon ne shkemb, plasje minash dhe aktorja Roza Xhuxha Anagnosti reciton. Filmi fillon me librin e poemes qe e ka shkruar Llazar Siliqi. Nje femije i shtrire ne djep, e ema e perkund por ai shikon ne tavan mizerisht te varur. Nje pushke e varur ne mur dhe nje cifteli. Nje dritare e shtepise nga ku hyn drita. Por drita sot nuk hyn nga dritarja e vogel. Kete e sollen partizanet qe dhane jeten. Nje varr partizan mbi gurin e te cilit eshte varur nje gjerdan fishekesh. Nje bujk sot punon me parmende duke mbajtur pushken ne krahe. Punetoret presin lende druri, te tjeret ndertojne shtepi dhe ne ekran del fotografia e Leninit. Nga fshatari qe transportojne gjera me gomar, ne portin e Durresit shkarkohen traktora qe vijne nga Rusia. Te rinjte punojne ne hekurudhe dhe me vone treni duke mbrritur kalon mbi binare. (291) Nje vajze malesore lexon prane gardhit nje abetare dhe pastaj bashke me shume femije te tjere shkojne ne shkolle. Ne rruge te keqe, kalojne lumin. Ja shkolla e tyre. Ne tabele ata shkruajne emrin e mesuesit te tyre, Ndrek Ndue Gjoka. Degjohet nje e shtene pushke dhe librat rrezohen. Femijet zbresin shkallet dhe vrapojne per ne vendin e ngjarjes. Fotografi e mesuesit Ndrek Ndue Gjoka. Te rinjte qe hyjne e dalin nga universiteti, Busti i Naim Frasherit dhe disa plane kuadro inxhiniere dhe kimiste ne laborator, ixhiniere te tensionit te larte, etj. Piktori Vilson Kilica pikturon natyren. Tish Daija kompozon. Kujtim Spahivogli pergatitet per rolin e Hamletit. Tirana duke u ndertuar, treni me te rinjte kalon. Fytyra te bukura te rinj dhe te rejash. Femijet neper rruge dhe monumenti i Leninit. (216. 70 Akti fillon me plasje minash, traktori ne fushe, plane teleferiku, shtylla te tensionit te larte. Plane nga pusi i naftes 542. Kuadro te shkurtra nga te gjithe sektoret e industrise dhe ndertimit. Roja e kufirit ruan. Aparati radiolokator. Topa kunderajrore. Qellon. Aeroplane reaktive fluturojne per te ndaluar areoplanin amerikan i cili detyrohet te zbrese ne fushen tone. Parashuta te diversanteve te cilet dalin perpara gjyqit. Kuadro nga monarkofashistet qe qellojne me gure. Nje plak malesor qan tek nje varr dhe roja e kufirit qe ruan. (221. 10) Akti fillon me paraden e 1 majit. Nje nene deshmori shikon fotografine e djalit te rene deshmor. Te rinjte me lule parakalojne. Ne mbremje hidhen fishekzjarre. Artisti Kujtim Spahivogli reciton, malesore qe degjojne veteranin. Nje barke e vjeter, nga kasaforta derdhen florinj, nje darke ne pallatin e Zogut. Mbreti Zog kalon me te motren. Vjen ne Shqiperi Konti Ciano. Plan. Kujtim Spahivogli reciton. Pastaj kuadro nga e kaluara. Nje hamall i ngarkuar rrezohet dhe bie ne balte. Mentor Xhemali partizan dhe sot ne opera kendon bashke me Jorgjie Velon. Ne salle nje oficer sheh koncertin dhe kujton partizanet. (231. 70) Akti fillon me panoramen e lugines, nje gjeolog shikon dhe nje coban i bie fyellit. Femijet lozin me ballona ndersa kalojne karrocat me bar. Traktori korr grurin qe derdhet nga makina. Ka panorama te Beratit, det, Butrinti, motorbarka e peshkimit dhe personalitete te shquara si Sterjo Spasse, Kristaq Antoniu. Filologu i verber korçar i dikton sekretares e cila shkruan. Plane te shkurter te nenes se deshmorit, qe i vadit lulet, kasollja e vjeter, varri i partizanit me rrip fishekesh, nena e cila tund femijen ne djep, bujku punon token me parmende, shkolla e vjeter dhe sot femijet e kopshtit shoqeruar me panorama te bukura, fabrika, lulet e natyres. (155. 80) |
Çmime | |
Skenaristë | Llazar Siliqi, Endri Keko |
Teksti | Llazar Siliqi |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | Prenk Jakova |
Operatorë | Sokrat Musha, Petraq Lubonja |
Piktor | |
Regjisore Montazhi | Xhanfise Keko |
Zëri | Xhevat Behri |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | Bardhë e zi |
Viti i prodhimit | 1961 |
Viti i premierës | 1961 |
Numri i akteve | 5 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 39 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Neper Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Poeme kinematografike. Recitojne: Piro Mani, Roza Xhuxha, Kujtim Spahivogli, Margarita Xhepa |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article