Kodi i referencës I/2-288
Titulli Reportazh nga Hidrocentrali
Sinopsi Duket panorama e kantjerit të Hidrocentralit “Mao Ce Dun”. Punëtorët duke punuar në terren të vështirë. Ata punojnë për shpimin e tuneleve me pistoleta shpojë gurin. Shoferat me makinat e tyre punojnë pa pushim. Grua punëtore duke punuar, duken punëtorët duke punuar. Ata punëtorë që ndërtuan hidrocentralet një e nga një anë e kënd Shqipërisë. Brigada e të rinjve me brigadjer Arshin Zyberin punon në vendet më të vështira. Vetë Arshini futet ku është më vështirë, në tunel, në mes të ujit dhe të gurëve. Vendosje minash, shpërthim, makinat fillojnë të transportojnë. Specialistët tanë me ata kinezë duke montuar makineri, xhenerikët duke punuar për riparimin e automjeteve dhe ekskavatorëve. Tornitorët duke punuar.Karvane makinash me ngarkesa betoni etj. Në hidrocentral, veç punës dhe mësohet. Punëtorët duke studiuar historinë e partisë etj. Ata mësojne për ngritjen tekniko – profesionale. Pamje e tunelit të madh të Zadejës. Pamje nga puna për të shpëtuar tunelin nga përmbytja. Hazizi me të shoqen dhe të birin që ka lindur në hidroçentralin “Lenin”, duke punuar. Traktor (buldozer) duke shtyrë rrëzën. Punimi vazhdon edhe natën me të gjitha drejtimet.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1969
Viti i premierës 1969
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit