Kodi i referencës I/4-128
Titulli Pushbardhi ne spital
Sinopsi Pushbardhi ka dale per peshkim ne liqenin e ngrire buze pyllit. Kudo bardhesi e bores. Pushbardhi ka hedhur ne nje vrime qe ka hapur ne akullin e liqenit. Papritur ai sheh qe nje shishe noton ne uje. Ben cmos ta kape por me kot, atehere hidhet ne vrime dhe merr shishen e cila eshte mbyllur me tape. Ne etikete eshte shenuar shurup luleshtrydhe. Pasi e hap pushbardhi fillon te pije lengun e shishes deri sa e mbaron. Pak nga pak pija ben punen e saj dhe pushbardhit fillojne t’i merren kembet dhe t’i vije verdalle mendja. Rosat qe luajne diku ne tutje kur shohin pushbardhin qe ben levizje te pamatura dhe qe nuk flet dot se i merret goja lajmerojne urgjencen sepse dyshojne se eshte i semure. Por doktor ariu qe e viziton e kupton se pushbardhi eshte i dehur, prandaj i ben nje gjilpere per ta qetesuar. Jane rosat qe i sjellin shishen qe kane gjetur ne liqen qe sqarojne se dehja e pushbardhit eshte bere pa dashur.
Skenarist Kolec Traboini
Regjisor Vlash Droboniku
Kompozitor
Operator Beqir Vaqari
Piktor Vlash Droboniku
Montazhier Vlash Droboniku
Zëri Gëzim Sula
Kategoria Filma vizatimorë
Kroma Me ngjyra
Viti 1989
Kohëzgjatja (në minuta) 9
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit