| Kodi i referencës | IV/1-1491 |
| Titulli | Pse keshtu? Film i shkurter nga Viktor Stratoberdha |
| Përshkrimi | Viktor Stratobërdha u lind në 15 maj 1925 në Korçë. Studimet e larta i kreu në Moskë për regji filmi, në vitin 1953, ku mbrojti diplomën si as/regjisor i filmit “Skënderbeu”. Në vitin 1954 u emërua në Kinostudio, ku realizoi dy filma dokumentarë “Pushime të gëzuara” dhe “Urime shokë studentë”. Në vitin 1955 bëri tentativën e parë për të xhiruar filmin me metrazh të shkurtër “Qeshim se nuk qajmë dot”, film që u censurua dhe nga ai film kanë mbetur vetëm tre episode të shkurtër nën titullin “Pse kështu?”. 1. Mbi veset e keqija te njerezve. Ne nje apartament, nje e moshuar fut nje dhi, nje djale i vogel ngjitet lart dhe shikon se eshte mbushur apartamenti me uje, nje e moshuar tjeter can dru brenda ne dhome. 2. Per luftimin e veseve te keqija. Nje djale i vogel ndez nje cigare ne rruge. Ne pasticeri shitesja jep 2 cigare ne vend te kusurit, te cilat i marrin femijet per t’i pire. 3. Per luftimin e te metave. Operatoret kane marre ne film njerezit qe shtyhen per te hipur ne autobus. |
| Skenari | |
| Regjisor | Viktor Stratoberdha |
| Formulimi Muzikor | |
| Operator | |
| Montazhi | |
| Zëri | |
| Kategoria | Xhirime arkivore bruto |
| Kroma | Bardhe e zi |
| Viti i prodhimit | 1955 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 4 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




