Kodi i referencës | I/2-204 |
Titulli | Poema e te 20 mijeve |
Sinopsi | Filmi fillon me studente gjate provimeve, ne klase ne laborator etj. Arben Keta, djali i Lym Ketes, niset per ne aksion. Keshtu me rradhe prinderit percjellin femijet e tyre. Gjate udhetimit me tren kendojne te gezuar. Ne fillim ka plane nga hekurudha Durres-Elbasan e cila eshte ndertuar 18 vjete me pare. Aksionistet arrijene ne fermen e Sukthit ku priten me gezim nga fshataret. Nje vajze pikturon tekimin ne nje shtepi fshati. (243 m) Te rinjte ne sektorin e Rrushbullit bejne gjimnastiken e mengjezit. Pergjegjesi i sketorit, Hysniu merret drejt per drejt me vullnetaret. Aty piktoret e ardheshem mesojne se si punohet toka me shat. Nje puntor i fermes kontrollon punen e bere nga vullnetaret. Komandatja e brigades kontrollon punen kurse skuader komandatet ndihmojne njeri tjeterin. Infermjerja i mjekon doren nje vullnetareje. Nje vajze sjell uje me karroce, gjate rruges ajo shoqerohet me kengen e vullnetareve. Nje grup aksionishtet mbushin thaset. Te rinjte bashke me fshateret japin koncert. (264,30m) Nje djal reciton. Recitimi shoqerohet me plane treni, me ndertime dhe me kengen “Ne njeren dore kazmen ne tjetren pushken”. Aspekte nga puna e politeknikumasve ne Azotik. Ata duke pergatitur betonin. Pamje nga hidrocentrali i Bistrices dhe puna ne tynelin e tij. Nje ish vullnetar i rruges se Drites ju flet studenteve per ndertimin e rruges. Sali Vata duke punuar ne Shkopet. Ja dhe nje grup malesoresh qe punuan ne rrugen e drites. Nje pjese aksionishtes vijne per te punuar ne malet e Martaneshit. Edhe profesori, qe ka qene ne keto ane partizan me brigaden e I- re Sulmuese, tani punon me aksionistet. Asionistet duke hapur rruge ne pyll. (243,40m) Aksionistet me rradhe bejne punet e guzhines. Nje djal lan kazanin e gjelles. Pas pune buka hahet me me shume shije. Asionistet bisedojne me xha Allamanin. Nje vajze bisedon me nje vajze malesore. Disa aksioniste shkojne dhe punojne se bashku me sharrexhinjte. Edhe puna e sharrexhiut eshte e zorshme, cdo pune ka veshtriresine e vete. Arif Lika, ish partizan mban me vete pushken per te mbrojtur atdheun e tij. Aksionistet duke bere qitje. Ne Krum te Hasit, aksionistet po shpyllezojne tokat per te mbjelle miser e molle. Azemi, komandant i aksionit eshte vendeas dhe nje nga partizanet e ketyre aneve. Ne Dumre aksionistet pastrojne kullotat nga guret. Ketu ka ardhur me Maria, vajza e Bardhok Bibes. Aksionistet qe votojne per here te pare ne qendren e votimit prane kufirit. (280,50m) Piktori i ardhshem duke pikturuar nje peisazh fshati. Nje nene myzeqare ju tregon aksionisteve jeten e saj te mjeruar. Pamje e kasolles ku ajo ka jetuar para clirimit nen urdhrat e beut. Plane te traktorit qe punon token, arat e mbjella me miser dhe ne mes te ares nje lapidar. Aksionistet takohen dhe bisedojne me baban e deshmorit, Xha Kasemin te cilet diversantet i vrane djalin dhe ate e plagosen me 7 plage. Djalit te deshmorit qe lindi vetem 3 muaj pas vrasjes se te jatit iu vu emri Hidri, si te jatit. Hidri mban ne dore flamurin e brigades. Nena e deshmorit Gjergj Frasheri ka ardhur dhe ajo te punoje me aksionistet. I gjithe populli, burra e gra, pleq e te rinje punojne per ndertimin e socializmit. (221,20m)Gjeometrat duke bere matjet ne kodrat e Jonufrit te Vlores. Ketu vjen per te pare punen e aksionisteve, Ministri i Arsimit, Thoma Deljana dhe Karaman Ylli, Rektor i USHT. Aspekte nga shpyllezimi per te mbjelle 60.000 rrenje agrume. Ketu eshte ngritur dhe gazeta e murit. Ne nje nga tre zonat e Jonufrit punojne te rinjte e fakultetit te shkencave te natyres. Gjate pushimit ata merren me punet e tyre personale duke lare rrobat etj. Vijne per te takuar aksionistet, marinare te flotes luftarake te lundrimit dhe se bashku zhvillojne nje loje volejbolli. Anetaret e shtabit te brigades bejne mbledhjen per percaktimin e detyrave per te nesermen. Aspekte nga puna ne tarraca dhe kenga qe i shoqeron kudo. 22.000 aksioniste jane shperndare ne 80 pika te ndryshme te atdheut tone.Pas mbarimit te aksionit te rinjte kthehen ne vendet e tyre. Kthimi ne Tirane. Filmi mbaron me nje citat te Enver Hoxhes. (199,10m) |
Çmime | |
Skenarist | Endri Keko Sofokli Afezolli |
Teksti | |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | Ismail Balla |
Operator | Sokrat Musha Asim Raxhimi, op/zeri |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1966 |
Viti i premierës | 1966 |
Numri i akteve | 6 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 49 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Dokumetar mbi aksionet e rinise. Ndihmuan ne realizimin e filmit Irena Harito, Rakip Zeneli. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article