Kodi i referencës I/2-127
Titulli Pervjetori i lavdishem
Sinopsi Fillon me monumentin e Skenderbeut ne Kruje dhe me pamje nga kalaja e Krujes. Vlora qe pergatitet per festen e 50 Vjetorit te Pavarsise. Istalimi i dritave neon. Pamje nga muzeu i Vlores. Pamje nga ndertimet e ndryshme ne Shqiperi. Pamje hidrocentrali, fabrika e kepuceve, kombinati ushqimor, kombinati i tekstileve, vjelje frutash. Inagurimi ne Elbasan i fillimit te punimeve per ndertimin e uzines se Metalurgjise se zeze. Ne Tirane fillimi i punimeve te fabrikes se pllakave te drurit prane zdrukthtarise “Misto Mama”. Ne Elbasan inagurohet fabrika e mobiljeve te perkulura ku merr pjese Adil carcani. Albanolloge te ndryshem qe vijne ne Shqiperi. Ne Tirane behet mbledhja e Albanologeve ku flasin Karaman Ylli, Manush Myftium Xhoi Per Yen, Zv/Rektor i Universitetit te Pekini etj. Ne Tirane inagurohen bustet vellezerve Frasheri, Jeronim De Rades, Kristofor Kristoforidhit etj, Ne fushen e Vajkalit ngrihet perkujtimorja per betejen e Skenderbeut. Vlora qe pergatitet per feste. Nisen delegate nga malesia dhe i gjithe vendi. Nga Tirana niset Qeveria, presidiumi i Kuvendit Popullor, nga KQPPSH etj. Mbritja ne Vlore. Enver Hoxha vendos lule ne varrin e Ismail Qemalit (303, 20m Fillon mbledhja e perbashket e Byrose Politike, Qeverise, Kuvendit Popullor. Flet Enver Hoxha qe propozon qe ne Vlore te ngrihet Monumenti i Pavaresise. Vendoset te dekorohet “Hero i Popullit” Ismail Qemali, Bajram Curri dhe te krijohen urdheri dhe medalje per veprimtari patriotike. Haxhi Lleshi mbeshtet propozimin e Enver Hoxhes si dhe Mehmet Shehu (sinkron) e Rita Marko. Ylli i arte i jepet qytetit Hero te Vlores. Ndertesa ku 50 vjete me pare eshte ngritur flamuri. Udheheqesit bejne nje foto perpara nderteses. Enver Hoxha ve kurrore ne bustin e Ismail Qemalit, Bajram Currit dhe Selam Musait si dhe ne varret e deshmoreve te luftes Nac- Cli. Kurrore vendosi dhe deleg. kinez. Ne kete dite inagurohet shtepia muze ku kishte seline Qeveria povizore qe doli nga Kuvendi i Vlores ne 1912, Me kete rast flet dhe Ramiz Alia. Po ne kete dite inagurohet dhe ekspozita e arteve figurative. Ne mbremjen e 27 nentorit u mbajt ne Vlore mbledhja e madhe kushtuar 50 Vjetorit te Pavaresise. Asiston ne mbledhje Gogo Nushi. Mbledhjen e hapi Hysni Kapo i cili i jep fjalen Haxhi Lleshit, Kryetar i Presidiumit te KP. (sinkron) Mbledhjen e pershendet ne emer te patrioteve veterene te luftes shoku Muco Delo, luftetar i Vlores ne 1920. Ne emer te veteraneve te Korces flet Evdoksi Germenji, bashkeshortja e Themistokli Germenjit. Ne emer te patrioteve te Shkodres flet arsimtari Shefqet Kraja. Ne emer te kolonive shqiptare flet Jani Veriko, kryetar i shoqerise shqiptare ne Sofje. (295, 50 m) Nga grupi diletant i shtepise se kultures se Vlores u dha nje koncert. Diten e 28 Nentorit u zhvillua nje miting i madh. Enver Hoxha ngre flamurin. Sekretar i KP te Vlores, shoku Mihallaq Gjinikasi i jep fjalen shokut Mehmet Shehu. Ne Tirane ne miting te organizuar me kete rast flet Adil Carcani, pastaj u ngrit flamuri dhe ne sheshin Skenderbej. Ne Vlore Enver Hoxha dhe te tjere bene vizita ne familjet e deshmoreve dhe patrioteve. Trupi dipllomatik i akredituar ne RPPSH i beri kryetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor dhe Kryeministrit nje vizite per ti uruar festen e 50 vjetorit te Pavaresise dhe 18 Vjetorit te Clirimit. Per te uruar vijne deleg. e shkencetareve kineze, albanologet, deleg. kulturore i RPKines, grupi i te rinjeve kubanez te ardhur per eksperience. etj. Ata i dhurojne Enver Hoxhes flamurin e Kubes. Me kete rast flet Enver Hoxha (sinkron). Me 29 Nentor ne sheshin e Flamurit u dorrezua stafeta e ketyre dy festave te medha. pas kesaj fillon parakalimi i punonjesve te qytetit te Vlores. Ne mbremje u hodhen fishekzjarre. (286, 60 m).
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor Shkelzen Shala
Kompozitor Ismail Balla, formulim
Operator Hamdi Ferhati Dhimiter Lalo Niko Theodhosi
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1962
Viti i premierës 1962
Numri i akteve 3
Kohëzgjatja (në minuta) 30
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Film me rastin e 50 Vjetorit te Pavarsise se Shqiperise dhe 18 Vjetorit te Clirimit te saj.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit