Kodi i referencës I/2-953
Titulli Perballe nje dimri te ashper
Sinopsi Panorame e Tiranes se mbuluar me debore. Gazeta jep njoftimet per boren e madhe qe ka mbuluar zonat e veriut dhe gjendjen e veshtire te krijuar atje. Pamje e qyteteve e fshatrave te mbuluara nga bora, te para nga lart. Pamje e Kukesit, Fjerzes, Bajram Currit. Pamje e pyjeve me debore. Pamje e shtepive dhe ndertesave te shkaterruara, te makinave te mbuluara nga bora. Mbledhjet e shtabeve te rretheve per eliminimin e shpejte te pasojave nga reshjet e bores. Njerezit duke hapur rruget e mbyllura nga bora. Pilotet te gatshem per te dhene ndihmen e tyre. Furnizimi i helikoptereve me ushqime dhe sende te tjera qe do t’i hidhen zonave te bllokuara. Pamje nga helikopteri e fshatrave te izoluara. Per te pare gjendjen dhe per te ndihmuar, kane vajtur ne rrethin e Kukesit Hekuran Isai, ne Tropoje Besnik Bekteshi, ne Puke Prokop Murra dhe ne Diber Vangjel Cerrava. Udheheqesit bisedojne me drejtuesit e rretheve dhe takohen me popullin. Mjeket e ardhur nga Tirana japin ndihme mjekesore. Ne Lure, mjeket e spitalit gjinekologjik te Tiranes, shpetojne nga vdekja nje grua shtatzene. Mjeket Vangjel Kamburi dhe Hysen Pasha duke udhetuar neper bore. Ata japin ndihme mjekesore dhe bejne nje operacion. Udheheqesit vizitojne te semuret ne spital. Besnik Bekteshi e Vangjel Cerrava takohen me familjet dhe te afermit e viktimave. Bisede e ngrohte mes tyre. Pastrimi i rrugeve ne Gomsiqe me mjete te renda transporti. Ushqimet transportohen me kafshe. Autokolona duke care me veshtiresi rrugen e zene nga bora. Lindja e nje femije. Makinat e para qe arrijne e Kukes. Ne mitingun e organizuar ne kete fshat marrin pjese Rita Marko, Besnik Bekteshi e Simon Stefani. Flet ne miting Rita Marko. Pamje e fshatit Shtiqen ku orteket shkaterruan 28 shtepi. Evakuimi i njerezve. Pamje e shtepive te mbushura me njerez. Gjate 4-5 diteve njerezit u strehuan ne shtepite qe ishin jashte rrezikut te shembjes. Letra qe banoret e zonave te veriut i dergojne Enver Hoxhes. Aspekte nga puna neper uzina, nga ndermarrjet industriale te vendit qe punojne dhe japin kontributin e tyre ne ndihme te zonave te veriut qe u demtuan nga bora. Ushtaret dhe te rinjte duke ndihmuar ne pastrimin e rrugeve dhe ne sigurimin e foragjereve per ushqimin e kafsheve. Pastrim i cative nga bora.Pamje e liqenit te Kukesit te ngrire. Anije qe can akullin. Fillon transporti i njerezve me ane te anijes ne linjen Kukes – Bajram Curri. Aspekte nga puna e fillerojtesve per rregullimin e linjave telefonike. Gjendja normalizohet. Njerezit telefonojne dhe dergojne telegrame. Normalizimi i jetes ne qytete dhe ne te gjithe zonat. Femijet e kopeshtit duke ecur neper rruget e Kukesit. Piktori duke pikturuar natyren. Pamje e dyqaneve te mbushura me fruta e perime. Njerezit duke blere. Aspekte nga puna ne fabrikat e ne uzinen e Kukesit. Panorame e Kukesit. Filmi i kushtohet forces se popullit per te perballuar boren e madhe qe ra ne zonat e veriut ne janar – shkurt te 1985.
Çmime
Skenarist Esat Ibri
Teksti
Regjisor Esat Ibro Xhezair Dafa
Kompozitor Mira Mecule
Operator Rakip Zeneli Petrit Polena
Piktor
Montazhier Ikbale Jacellari
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1985
Viti i premierës 1985
Numri i akteve 3
Kohëzgjatja (në minuta) 22
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Filmi i kushtohet forces se popullit per te perballuar boren e madhe qe ra ne zonat e veriut ne janar – shkurt te 1985.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit