| Kodi i referencës | I/2-74 |
| Titulli | Per miqesine me vendet arabe |
| Sinopsi | Fillon me panoramen e maleve tona dhe shqiponja qe fluturon. Plane te shkurtra nga ndertimet dhe panorama te Tiranes te filmuara nga aeroplani. Ne aeroportin e Rinasit, udheheqesit e Partise dhe te Shtetit presin delegacionin arabi cili zbret nga avioni. Me kete rast flet kryetari i komisionit te shoqerise se miqesise me vendet arabe sh. Bilbil Klosi dhe Asfir Ratvan ministri i orientimit kombetar te Republikes se Bashkuar Arabe. Delegacioni asiston ne Paraden e 1 Majit. Populli parakalon. Ne tribune ndodhen shoket Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Manush Myftiu si edhe delegacioni arab. Pioneret hedhin valle para tribunes. Viziten e pare delegaconi e ben ne Kuvendin Popullor. Pastaj ne seline e Komitetit Qendror te PPSH ku i pret Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Manush Myftiu, Ramiz Alia. Vizite ne kryesine e Komitetit mysliman, Sulejman Myrto dhe delegacioni arab falen me pas ne nje xhami te kryeqytetit. Ne Tirane mbahet konferenca per krijimin e shoqerise se miqesise me Vendet Arabe. Mbledhjen e hapi zv/kryetari i Keshillit te Ministrave sh. Manush Myftiu. Fjalen e mbajti sh. Bilbil Klosi, me pas folen Aleksander Xhuvani, Nefo Myftiu etj. Nga delegacioni arab, flet ministri i orientimit kombetar Asfir Ratvan. Flet Ahmet Muhamet Elhami nga Republika e Jemenit, delegati Algjerian dhe delegati i Amanit. Konferenca aprovoi kryesine e shoqerise. Delegaconi viziton muzeun e Luftes Nacional Clirimtare dhe Universitetin e Tiranes ku pane edhe laboratorin e ketij Universiteti. Miqte i pershendeti rektori i universitetit Zija Kellici dhe Ministri i Orjentimit Kombetar Asfir Ratvan. Me pas vizite ne Muzeun Arkeologjik, ne Kombinatin e Tekstilit “Stalin”, ne hidrocentralin “Karl Marks”. Ne qytetin e Durresit miqte vizitojne pallatin e mbretit Zog. Shohin bustin e Mujo Ulqinakut, hotel “Turizmin” ne plazh etj. Ne qytetin e Shkodres delegacioni mirepritet nga populli. Vizite ne Teatrin “Migjeni” te Shkodres i cili sapo eshte ndertuar, ne fabriken e cigareve dhe ne kalane e Rozafatit nga e cila duket edhe liqeni. Ne Tirane delegacioni viziton nje kopesht femijesh ku kercejne nje valle me femijet e kopshtit. I shoqeron sh. Manush Myftiu. Ne Teatrin e Operas dhe te Baletit jepet nje program artistik. Grupi i baletit ekzekuton ne valle malesore. Pavlina Nika kendon nje kenge arabe. Asiston edhe Manush Myftiu. Ne aeroport delegacioni percillet nga populli dhe nga udheheqja shqiptare. Pioneret u dhurojne lule. Mbi viziten e delegacionit te vendeve arabe ne Shqiperi. Filmi eshte edhe ne nje kopje ne arabisht. |
| Çmime | |
| Skenarist | |
| Teksti | Javer Malo |
| Regjisor | Ilo Pando |
| Kompozitor | |
| Operator | Jani Nano Agim Fortuzi |
| Piktor | |
| Montazhier | |
| Zëri | |
| Kategoria | Dokumentarë |
| Kroma | |
| Viti i prodhimit | 1958 |
| Viti i premierës | 1958 |
| Numri i akteve | 3 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 20 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | Neper Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | Mbi viziten e delegacionit te vendeve arabe ne Shqiperi. Filmi eshte edhe ne nje kopje ne arabisht. |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




