Kodi i referencës | I/2-889 |
Titulli | Nje vizite turistike ne Shqiperi |
Sinopsi | Me 17 Gusht 1984 erdhi ne Shqiperi per nje vizite private turistike, kryeministri i Bavarise dhe kryetar i Bundesratit te R.F. te Gjermanise Franc Josef Shtraus i shoqeruar nga dy djemte e tij Maks Jozef Shtraus dhe Franc Georg Shtraus dhe nga Karl Dersh dhe Anton Helmajer. Ne piken kufitare u priten nga funksionare te ministrise se jashtme dhe te marredhenieve kulturore e miqesore. Pamje e pergjithshme e Shkodres ku Shtrausi u prit nga zv/ministri i puneve te jashtme Sokrat Plaka. Pamje nga Laci. Pamje e Durresit. Pamje e Durresit nga vila. Vizitojne zbulimet arkeologjike te Durresit. Pamje e plazhit. Vizita ne Kruje. Pamje e pergjithshme e qytetit dhe e kalase. Vizita ne muzeumin e Skenderbeut ku shoqerohen nga kryetari i Akademise Aleks Buda. Pershtypjet qe shkruan Shtrausi ne librin e muzeut. Panorame e Tiranes. Vizita ne ekspoziten “Shqiperia sot” ku shoqerohen nga Gani Qemo nen/kryetar i Komisionit te planit te shtetit. Pamje nga ekspozita. Vizita ne Muzeun Historik ku priten nga Stefanaq Pollo, drejtor i institutit te historise dhe Burhan Ciraku, drejtor i muzeut. Drejtori i muzeut i dhuron albumet miqve. Manush Myftiu zv/kryeministri i R.P.S.SH. pret Shtrausin. Biseda dy palesh. (311,60m) Panorame e Vlores, Shtrausi se bashku me pjesetaret e tjere te grupit duke pare dhe fotografuar monumentin e Pavaresise. Vizite ne varrin e Ismail Qemalit dhe ne monumentin e Hysni Kapos. Panorame e bregdetit. Disa ore pushimi ne Dhermi, te huajt duke u lare. Drejtori i fermes Rinia te Lukoves Vasil Anagnosti ju flet te huajve. Panorame e tarracave. Pamje e bregdetit dhe e qytetit te Sarandes. Vizite ne qytetin antik te Butrintit. Vizita ne Gjirokaster, ne shtepine muze te shokut Enver Hoxha. Shtrausi qe takohet me nje grup turistesh gjermane. Largimi i Shtrausit ne piken kufitare te Kakavijes. I percjell Sokrat Plaka e Jovan Andoni.(289,60m) |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | Esat Ibro |
Kompozitor | |
Operator | Rakip Zeneli |
Piktor | |
Montazhier | Elpiniqi Cajo |
Zëri | Koco Tollko |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1984 |
Viti i premierës | 1984 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 20min |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Neper Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article