| Kodi i referencës | V/2-15 |
| Titulli | Nje dite ne nje repart |
| Përshkrimi | Ushtar qe vrojton me dylbi. Manovra te anijeve luftarake te marines. Ne bazen ushtarake te Sazanit, femijet e ushtarakeve qe banojne atje zbresin per te shkuar ne shkolle, te veshur me perpareset shkollore dhe me canta ne duar, te shoqeruar nga nena e tyre. Pamje e ishullit te Sazanit. Aty po ndertohet godina e re e shkolles per femijet qe banojne ne ishull. Nxenesit duke bere gjimnastiken e mengjesit para fillimit te mesimit. Nxenesit ne klase gjate nje ore mesimi. Ushtaret e repartit te Sazanit gjate nje stervitje ushtarake. Bejne gati armet kunderajrore. Kodrat e Sazanit te mbjella me ullinj e agrume. Dyqanet e veshmbathjeve dhe ushqimorja jane ne funksion te familjeve te ushtarakeve qe banojne ne Sazan. Njerezit duke blere ne dyqane. Aspekte nga spitali ne Sazan dhe kujdesi shendetesor i stafit mjekesor per pacientet e shtruar. Laboratori i spitalit dhe salla e operacionit. Femijet e kopshtit duke luajtur te kapur perdore. Ne Sazan vjen ansambli i ushtrise popullore per te dhene shfaqje. Ansambli kercen nje valle ne skene dhe spektatoret ndjekin programin. Kompleksi i ushtrise kendon nje kenge e cila ilustrohet me aspekte nga stervitjet ushtarake ne toke dhe ne det. Perendim dielli mbi det, i marre nga Sazani. |
| Teksti | M. Kuli |
| Operator realizues | Jani Nano |
| Formulimi Muzikor | Adelina Kristuli |
| Asistent Operator | Ibrahim Kasapi |
| Montazhier | |
| Zëri | Koco Tollko |
| Kategoria | Dokumentar ushtarak |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1972 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 7:38 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” dhe Sektori i Prodhimit Kinematografik te Ushtrise Popullore |
| Shënime | Ky dokumentar ushtarak i kushtohet jetes se ushtarakeve dhe familjeve te tyre qe jetojne ne repartin ushtarak ne ishullin e Sazanit. |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




