| Kodi i referencës | I/2-970 | 
| Titulli | Nje dite ne kantierin detar | 
| Sinopsi | Pamje e Durrësit dhe e portit. Një grup nxënësish të shkollës “Naim Frashëri” vizitojnë portin. Pamje e një anije të re. Nxënësit duke e vizituar. Heroi i Punës Socialiste Gani Ismailati iu flet atyre. Foto të portit të vjetër në ditët e paraçlirimit. Pamje e portit sot. Ganiu tregon për ndërtimin e anijes së parë. Momente të ndryshme pune. Konstruktorët duke biseduar dhe shkëmbyer mendime për anijen e re. Konsulta me mjeshtrit veteranë Muhamet Tula, Ndoc, Muho Kacere, Stilo Pali në byronë teknologjike. Maketi i anijes 1400 tonëshe. Byroja konstruktive e kantierit me konstruktorët e rinj Petrit Cikoni, Vaide Pici, Diamanta Mato e Ilir Shaja duke diskutuar projektin e Ganiut. Pamje e skicave. Matematikani Milto Milo. Fillon zbatimi i projekteve. Aspekte nga puna nëpër reparte të ndryshme të kantierit detar për ndërtimin e pjesëve të ndryshme të anijes. Pamje e skeletit në port. Punëtorët e inxhinierët diskutojnë së bashku. Pamje nga saldimi dhe vendosja e pjesëve të ndryshme. Pamje e anijes gjysmë të gatshme. Nxënësit me heroin duke vizituar portin. Zbulimi i anijes para se të hidhet në ujë. (264m). Pamje nga kantieri ku riparohen anijet e peshkimit. Eksperimentet që bën grupi shkollor i universitetit në laborator. Diskutimi i inxhinierëve dhe punëtorëve të kantierit me specialistët e universitetit për përmirësimin e punës. Drejtori i kantierit Afron Vishka së bashku me inxhinierin Tofik … vijnë për të biseduar me punëtorët për vështirësitë dhe problemet që dalin gjatë punës. Aspekte nga ditët e fundit të ndërtimit të anijes. Inxhinier Fatmir Mborja duke u marrë me morsin e anijes. Vasil Aleksi punon për instalimin e fundit të radarit. Kurse inxhinier Remzi Hoxha, shef i laboratorit instalon kuadrin e përgjithshëm elektrik të anijes. Nxënësit e shkollës njihen kështu me vështirësitë dhe punën e madhe që bëjnë punonjësit e kantierit detar për ndërtimin e anijes 1400 tonëshe. Nxënësit duke shëtitur me anije. (164.70m) | 
| Skenarist | Remzi Zeqja | 
| Redaktor | Muharrem Skenderi | 
| Regjisor | Liri Brahimi | 
| Formulimi muzikor | Majlinda Berxolli | 
| Operatorë | Spartak Papadhimitri, Pandeli Polena | 
| Konsulent | Gani Ismailati | 
| Montazhier | |
| Zëri | |
| Kategoria | Dokumentare | 
| Kroma | Bardhe e zi | 
| Viti i prodhimit | 1986 | 
| Viti i premierës | 1986 | 
| Numri i akteve | 2 | 
| Kohëzgjatja (në minuta) | |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi | 
| Vendi i xhirimit | |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” | 
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article




