Kodi i referencës I/2-290
Titulli Nga vizita e Enver Hoxhës në rrethin e Beratit
Sinopsi Pamje e Beratit pjesë nga ana e kalasë. Duket pamja e jashtme e kombinatit të tekstikleve “Mao Ce Dun”, Enver Hoxha arrin në kombinat i shoqëruar nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Beratit, P. Gusho. Enveri takohet me punëtorë dhe punëtore të kombinatit. Enveri viziton repartet e fabrikat e kombinatit. Enveri bisedon me punëtorët e kombinatit, takohet me punëtorët kinezë që kanë ardhur për të dhënë eksperiencën. Takohet me specialistë kinez. Enveri shikon prodhimet. Enver largohet nga kombinati. Në një sallë të pallatit të kulturës së Beratit bëhet një mbledhje me punëtorët, kooperativistët e kuadrot e këtij rrethi. Merr pjesë Enver Hoxha. Mbledhjen e hapi kryetari i Komitetit Ekzekutiv rrethit Llambi Shehu. P. Gusho mban raportin. Në mbledhje e morën fjalën shumë diskutantë ndërmjet të cilëve: Dafina Janku (punëtore në kombinatin Mao Ce Dun), Zymbyle Bega (nën kryetare e kooperativës bujqesore “8 Nëntori Kutalli), Halil Hasko (inxhinier në Qytet Stalin, etj. Në këtë mbledhje Enveri mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm me karakter ekonomiko-politik. Ai foli mbi përgjegjësinë kolektive dhe personale në punë. 226.40 m. Enver Hoxha takohet me gurëskalitësit e vegjël të qytetit të Beratit. Duken rrugët e shtruara me kalldrëm. Duket në kalldrëm një kazëm dhe një pushkë e bërë me gurë në formë mozaiku. Enveri takohet dhe bisedon përzemërsisht me gurëskalitësit e vegjël. Ai takohet me gurëgdhendësin pensionist Vasil Karakashin, i cili punon bashkë me të vegjlit. Enveri i shoqëruar nga P. Gusho i bëri një vizitë familjes së Vasil Karakashit që i ka dhënë jetën e djalit luftës Nacional Çlirimtare dhe bisedon përzemërsisht me pjestarët e familjes. Enveri viziton kooperativën bujqësore “8 Nëntori” të Kutallisë. Kooperativistët heqin valle të shoqëruar nga orkestra popullore. Mbërrin Enveri dhe përshëndet. Enveri flet në mbledhjen e kooperativistëve. Ai ndahet përzemërësisht me ta. 161.80 m.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1969
Viti i premierës 1969
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit