Kodi i referencës | I/2-844 |
Titulli | Nga bullonat tek makinerite dhe fabrikat komplekse |
Sinopsi | Panorame zonash industriale neper Shqiperi. Pamje e kombinatit Metalurgjik. Aspekte pune ne kombinatin e tekstileve. Korrje gruri me autokombanja. Aspekte nga puna ne hidrocetralin e Komanit.Te gjitha keto uzina e fabrika jane ndertuar me forcat e veta, baza e tyre eshte industria mekanike qe ne vitet e Partise eshte forcuar dhe fuqizuar shume. Foto te industrise tone mekanike para clirimit dhe te viteve te para para clirimit, qe konsiston vetem ne cekicin dhe kudhren e vjeter te farketarit .Krahasimi i tyre me tornot dhe cekicat e fuqishem pneumatik.Aspekte nga puna e metalurgeve ne Metalurgjik. Aspekte nga metodat me te perparuara te perpunimit te metaleve si temperimi me vaj, temperimi siperfaqesor, banjot e kripes, furrat e cimentimit. Puna qe behet ne laboratoret e kombinateve mekanike qe ndihmojne drejtperdrejt permisimin e cilesise se prodhimeve. Aspekte nga puna per prodhimin e frigorifereve dhe te mjeteve te tjera te transportit. Puna qe behet ne oficinen mekanike te hekurudhave per prodhimin e vagoneve, per transportin e pasagjereve si dhe per riparimin e tere difekteve te lokomotivave dhe te pjeseve te tjera te mjeteve te transportit. Aspekte nga puna ne kantierin detar te Durresit ku po ndertohet anija trasoqeanike 2700 tonshe. Aspekte nga montimi i fabrikes te re te Maliqit. Pamje nga puna per prodhimin e kuzhinjetave ne oficinen mekanike te Korces. Prodhimi i detajeve te ndryshem nga me te medhat tek me te voglat.(289.10m) Aspekte nga puna ne uzinen “Dinamo” ku prodhohen paisje per modernizimin dhe mekanizimin e minierave. Vagonat qe dalin te mbushura me mineral nga miniera. Pamje e sondes per shpime te thella e prodhuar ne uzinen mekanike te Qytetit “Stalin”. Aspekte nga montimi i sondes. Aspekte nga puna per prodhimin e makinerive bujqesore. Aspekte nga puna ne uzinat elektromekanike te vendit, detajet e prodhuar prej tyre.Pamje e eneve te guzhines dhe sobave te saj te prodhuara ne vendin tone. Aspekte nga puna ne prodhimin e kalibrave ne uzinen e instrumentave ne Korce. Ekspozita e prodhimeve te industrise mekanike. Projektimet ne Institutin e Studimeve dhe Projektimeve mekanike. Aspekte nga praktika e studenteve te deges mekanike. Pedagoget duke i shpjeguar ne praktike makinerite e ndryshme. Maketet e fabrikave te pasurimit qe do te ndertohen plotesisht me forcat e veta. Panorame industriale.(283,80m) |
Çmime | |
Skenarist | Luan Dibra |
Teksti | |
Regjisor | Xhezair Dafa |
Kompozitor | Engjellushe Mocka |
Operator | Jovan Kondakci |
Piktor | |
Montazhier | Androniqi Vangjeli |
Zëri | Luiza Mataraku |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1982 |
Viti i premierës | 1982 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 19min |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Neper Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article