Kodi i referencës I/2-372
Titulli Neper Skrapar
Sinopsi Pamje malesh te zhveshura te krahines se Skraparit. Male te mbuluara me re. Pamja e qytetit te Corovodes, qyteti i pare ne Shqiperi i cliruar nga partizanet. Rruga kryesore e qytetit. Pamje e hotelit te Corovodes dhe e ndertesave te reja. Pamje e brendshme e mapos. Bleres duke blere sende te ndryshme. Nje cerdhe femijesh. Femijet ne oborrin e cerdhes dhe kopeshtit duke luajtur. Pamje jashtme dhe e brendshme e Pallatit te Kultures Corovode. Ne nje nga sallat e pallatit, te rinjte bisedojne me veteranin e luftes Nacional-Clirimtare Shaqir Kapinova. Ne nje salle tjeter flet veterani Asllan Osoja. Pamje e varrezave te deshmoreve dhe lapidarit ne Corovode. Duket Muzeumi i qytetit. Nena dhe vizitore duke pare muzeumin. Pamje e jashtme dhe e brendshme. Pamje e fshatit Cerove. Shtepia ku lindi patrioti Riza Cerova. Punohet per t’u bere shtepi muze. Nje vajze qe shkruan. Fotografi te Riza Ceroves. Fotografi e cetes se Skraparit. Pamje e Maloves. Duket nje lapidar ne Malove. Pamja e fshatit Zaloshnje. Shtepia ku u mbajt konferenca e pare e vendit e aktivit te rinise komuniste shqiptare. Pamje e fshatit Vlush. Ketu eshte ngritur lapidari kushtuar formimit te Brigades se 7-te sulmuese. Pamje e fshatit Therepel. Lapidari kushtuar formimit te brigades se XVI sulmuese. Pamje e fotografi. Pamje e Tendes se Qypit. Tabllo e luftes ne Tenden e Qypit qe ka bere brigada e pare sulmuese. Pamje e Helmesit. Duket shtepia ku ka qendruar shtabi i pergjithshem i Ushtrise Nac. Cl. Xha Nevruzi dhe Metullaja qe ka mbajtur shtabin ne shtepine e tyre. Pamje nga sektori i bujqesise ne Helmes. Duket kryetari i kooperatives agronomi Bektash Idrizi duke u konsultuar me skuaderkomandanten Aferdita Sinani per rritjen e rendimentit te misrit. Vjelja e misrit. Traktori duke punuar token. Pendet e qeve duke leruar toka te reja ne zonat e thepisuara te Potomit. Nxenesit e shkollave duke ndihmuar prinderit ne bujqesi, pastrojne guret ne tokat e reja. Mjeket e Skraparit duke i sherbyer popullit. Pamje e Teqese se Prishtes. Duket Kamber Caushllari, pjesemarres ne luften e Vlores. Duke ecur deputetja e Kuvendit Popullor, kryetare e kooperatives bujqesore te Dobrenit, Meriban Mezini. Meribani duke u takuar me kryetarin e lokalitetit te Tomorrices, Izet Musabelli dhe bisedojne per te mesuar nga njeri tjetri. Vajza skraparllije, Dhurata Hysi, duke i sherbyer popullit si dentiste. Ndersa Mynevere Flamuri eshte duke punuar si zooveterinere. Pamje nga vjelja e hurmave, domateve. Duket mjeshtri i perimeve Azis Alipaj duke mesuar te rinjte e te rejat. Pamja e fabrikes se konservimit te frutave. Duket punetorja e dalluar Rina Progri. Duke punuar per tharjen e frutave. Pamje e fshatit Prishte i pasur ne fruta e perime. Duken parcelat e frutave. Dege me molle, dege me rrush. Vjelje mollesh dhe rrushi. Tomor Kotobelli, sekretar organizativ i Prishtes dhe kryetar i kooperatives, Veli Bekteshi duke punuar dhe biseduar per detyrat e 5 vjecarit ne kooperativen e tyre. Pamje nga jeta e kulturuar ne fshatin Prishte. Biblioteka, shkolla e fshatit Prishte. Cerdhja dhe kopeshti i fshatit. Nxenesit duke luajtur volejboll. Pamje nga puna per ndertimin e rezervuarit te Prishtes. Eskavatore e buldozere duke punuar. Pamje e Tomorices, Qafa e Kulmakut. Kooperativistet e Gjerbesit duke vjelur patatet e mbjella ne tokat e reja ku jane celur me se 85 ha toke. Thase me patate ngarkohen me kafshe dhe cohen ne depo. Pamje e pllajave te malit Tomor. Duken tufa dhensh, cobanet duke kullotur dhente. Qente e dhene duke i shkuar nga pas. Nje bari duke i rene nje melodie me fyell. Shkrimtari Petro Marko ne mes te cobaneve duke biseduar me ta. Pamje nga puna per ndertimin e Shtepise se Kultures ne Gjerbes. Ndeshje futbolli ne fushen e Corovodes, ndermjet vendasve dhe kolonjareve. Pamje e nje ure derrase me tel mbi lumin Osum. Te rinjte duke bere nje marshim. Djem e vajza duke zbritur me litare ne nje monopat te thepisur. Pamje e nje lugine te bukur te lumit Osum. Vajza e djem duke bere qitje me pushke. Filmi mbyllet me disa nga aspektet e jetes ne Skrapar.
Çmime
Skenarist
Teksti Sofokli Afezolli
Regjisor Endri Keko
Formulimi muzikor Mira Mamaqi
Operator Ilia Terpini
Bashkëpunëtor Skënder Myftari
Montazhiere Atalanta Pasko
Zëri Asim Raxhimi
Kategoria Dokumentare
Kroma Bardhe e zi
Viti i prodhimit 1970
Viti i premierës 1970
Numri i akteve 3
Kohëzgjatja (në minuta) 26:35
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Skrapar dhe fshatra
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit