Kodi i referencës I/2-793
Titulli Ne udhet e vitit 2010
Sinopsi Shoferi pararoje Nikolle Cuni i parkut te Shkodres nis nje dite janari rrugen e tij te zakonshme. E shohim ne timon duke care neper rruge te veshtira malore, ne debore apo mjegull. Ne Leqet e Hotit, ku rruga eshte zene nga debora, kamionit i duhen vene zinxhire. Ne nje vend tjeter ai hap deboren me lopate. Retrospektive: shoferi Nikolle Cuni 21 vjecar ne timon. Foto e faqe nga gazatat ku shkruhet per te. Tani duke care neper rruget malore. Shkruan e vendos nje tabele per shoket e tij shofere qe vijne pas. Arrin ne Tamaren e mbuluar nga debora. Ne klub takohet me fshataret, bisedat (sinkron) me ta, ku i thone te mos niset se rruga eshte e veshtire. Por ai e vazhdon udhetimin. Ndalon prane nje shkolle fshati dhe hipen femijet ne makine. Traktoret pastrojne rrugen nga debora, Nikolla, si gjithnje, interesohet (biseda-sinkron) per gjendjen e rrugeve. Ai can mes debores se stuhise. Takohet me nxenesin e tij, shoferin Refik Beqiri, te cilin e ka ndihmuar dhe e ndihmon vazhdimisht. Nikolle Cuni duke punuar ne kamionin ne hidrocentralin e Fiezes. Tani ate dhe Refikun e shohin duke care rrugen e zene nga debora.Zbresin nga makinat edhe shofere te tjere dhe te gjithe cajne rrugen se bashku. Retrospektive: shoku Enver duke folur ne kongresin e 7-te, ku Nikolle Cuni eshte zgjedhur delegat. Pyjet e Vermoshit ku priten trungje dhe ngarkohen ne kamione. Ne keto zona te thella Nikolle Cuni ka cuar traktorin e pare. Perseri ne udhe, autokolone. Portrete te shofereve shoke te Nikolle Cunit, ne timon Refik Beqiri, Fadil Cufi, Fran Gjoni, Tereza Kola, Sheko Dehovi. Shkodra ne prag te Vitit te Ri. Caste nga jeta ne familjen e Nikolle Cunit, shoferit pararoje qe punon per vitin 2010.
Çmime
Skenarist Kolec Traboini Esat Mysliu
Teksti Kolec Traboini
Regjisor Esat Mysliu
Kompozitor Mira Mecule
Operator Aleko Kasneci
Piktor
Montazhier Dallandyshe Baboci
Zëri Loni Progri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1981
Viti i premierës 1981
Numri i akteve 3
Kohëzgjatja (në minuta) 25.83
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Shkoder,Tropoje
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit