| Kodi i referencës | I/2-195 |
| Titulli | Ne shtigjet partizane |
| Sinopsi | Ne Tirana te rinjte qe do te nisen per ne ekskursionin qe do te pershkoje rrugen qe ka pershkuar Brigada e I sulmuese. Komandanti i marshimit eshte Vehbi Hoxha. Ne mes te eskursionisteve eshte dhe Dritero Agolli. Rruga vazhdon permes Pezes heroike. Te rinjte duke kaluar ne kembe lumin e Devollit dhe bejne nje pushim te vogel. Kryetari i Keshillit te fshatit bashke me komandantin e ekskursionit ju tregojne te rinjve disa ngjarje nga udhetimi i Brigades se Pare Sulmuese. Fashtaret i shoqerojne te rinjte ne udhetimin qe bejne. Rruges fryn ere. Duket mali i Tomorrit me bore. Brigada kalon lumin e Tomorrices. Hyjne ne fshatin Dobrenj te Skraparit. Rruga eshte e gjate dhe me veshtiresi te medha. Kalojne Gurin e Prere dhe Qafen e Gjarperit. Gjate kesaj rruge te rinjte gjejne nje cope predhe. I riu Bahri Xhangolli kujton ne kete moment vellane e tij deshmor te vrare ne kete vend. (253, 10m) Ekskursionistet kalojne Gryken e Zerecit dhe nisen drejt Moglices se Oparit. Moglicaret i presin si priten partizanet gjate luftes. Ne Strelcen e Gores kane dale pionieret per t’i pritur. Kalojne uren e Sulkes. Rruges kalojne nje ure me litar dhe shkelin neper balten e Mokres. Regjisori i filmit, Endri Keko, mban shenime. Rruga eshte veshtiresuar. Kalojne ne Gurin e Kamjes. Bora ju ka keputur gjunjet. Fillon te bjere shi. Arrijne ne fshatin Dunice ku partizanet zune te gjalle 500 armiq. (218m) Tani ata jane ne nje baze partizane. Plaku i shtepise Estref Braholli ju tregon atyre se si shtabi i Brigades se I studioi deri vone porosite e Partise dhe te shokut Enver Hoxha. Pas pushimit prej 2 ditesh te rinjte nisen per ne zonat e veriut. Ketu vjen Mehmet Shehu i shoqeruar nga Petrit Dume. Mehmet Shehu ju flet te rinjve. Ndersa nje vajze i ve ne qafe shokut Mehmet nje shall te partizaneve. Komandanti i marshimit ju flet te rinjve, me harte ju tregon rrugen e bere nga Brigada e I Sulmuese. Gjate udhetimit kalojne te perpjeten e Skrokskes, ku brigada u gjend e rrethuar nga armiqte. Fshataret i presin te rinjte me gezim. Fshataret i shoqerojne te rinjte ne rrugen e tyre. Hoxhe Shota megjithese eshte invalid me nje kembe, ecen ne rrugen e veshtire. Kalojne rreze malit te Shebenikut i cili eshte i thinjur me bore. Ne stanin e Dragoshtinit kane ardhur te rinjte e Librazhdit ku priten me muzike. Nje pjese shkojne ne shtepine e Aishe Kadiut e cila ju tregon se ne kete shtepi ka ndenjur Mehmet Shehu. Te rinjte flene jashte prane zjarreve te ndezur. (302, 80m) Rruga vazhdon drejt Qarrishtes. Luftetari i vjeter Vehbi Hoxha ju tregon se ne Qarrishte armiku i kish zene prite kudo. Vendosin nje kurore ne lapidarin e deshmoreve. Kalojne ne drejtim te perroit nga kaloi Brigada per te care rrethimin. Ne Zabzun ata shohin shtepine ku ndodhej shkrimtari Haki Stermilli kur mberriti Brigada e Pare Sulmuese. Ne Prodonin e Dibres i presin me orkester dhe me pershendetje. Ne lagjen ku ka qendruar Enver Hoxha gjate operacionit te dimrit jepet nje koncert. (254m) Te rinjte e Burrelit duke care boren dhe vetem pas 4 oresh mberrijne per te takuar te rinjte ekskursioniste. Bashke me ta kane dale dhe te rinjte dhe grate e Martaneshit. Fshataret i presin me kenge e valle. Nje vajze me kembe te lidhur vazhdon rrugen dhe nuk pranon te kthehet pas. Kalojne shkollen e Voles. Ne fshatin e Voles fshataret i presin me dhalle ne vend te ujit. Te rinjte duke ecur neper male. Ne Gurin e Madh te Matit, fshateret i presin me lule e duartrokitje. Duke kaluar neper shi e bore ata arrijne ne Selite, Shermen e Shengjergj. dhe me ne fund pas 21 ditesh marshimi ata mberrijne ne Tirane. (341m) |
| Çmime | |
| Skenarist | |
| Teksti | Dritero Agolli |
| Regjisor | Endri Keko |
| Formulimii muzikor | Donika Muci |
| Operator | Dhimiter Lala |
| Piktor | Namik Prizreni |
| Montazhiere | Irena Harito |
| Zëri | Asim Raxhimi |
| Kategoria | Dokumentarë |
| Kroma | Bardhe e zi |
| Viti i prodhimit | 1966 |
| Viti i premierës | 1966 |
| Numri i akteve | 5 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 50 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | Filmi i kushtohet ekskursionit te rinise ne rrugen qe ka bere Brigada e I Sulmuese per t’i ardhur ne ndihme Shtabit te Pergjithshem te Luftes Nacional – Clirimtare, gjate operacionit te Dimrit. |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




