Kodi i referencës | I/2-97 |
Titulli | Ne duart tuaja |
Sinopsi | Fillon me pamje nga natyra, femije ne ajer te paster, te cerdhes me krevat jashte, ndersa femije te kopshtit lozin prane luleve, hane qershi te palara. Ne nje familje te pakujdeseshme, femijen, ne vere, e lidhin me duar brenda, i japin ushqim bajat dhe nuk i mbajne drite kur ai eshte me bark. Ndersa perbri tyre nje grua e kujdeseshme, rrit nje femije te shendetshem, i ve rregullisht termometrin dhe ndjek konferencat sanitare. Femijen e semure e viziton Dr. Jorgoni i cili i jep nje recete, por plaka nuk i mban diete, ajo i jep qumesht. Femija i semure infekton gjate lojes femijen e shendoshe, por ajo e con tek mjeku dhe ndjek keshillat e tij. Femija sherohet. Femija tjeter vazhdon te jete i semure, mjeku e keshillon ta shtroje ne spital, por ajo nuk e degjon. Ne mesnate, ne kohe te keqe, hene, bie shi, shkrepetine. Femijen e ze semundja e tokes. Te alarmuar, burre e grua lajmerojne urgjencen, femijen e cojne ne spital. Ne pediatri, femijen e kuron Dr. Kristaq Reka. Femijes i behen te gjitha sherbimet dhe sherohet. Vijne prinderit dhe shikojne nje femije te shendetshem. Ata pendohen per qendrimin e gabuar qe mbajten, qendrim me te cilin rrezikuan jeten e femijes. |
Çmime | |
Skenarist | Roza Buda Nuredin Cabej |
Teksti | |
Regjisor | Nuredin Cabej |
Kompozitor | Ismail Balla |
Operator | Hamdi Ferhati |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1960 |
Viti i premierës | 1960 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 15 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Film dokumentar per diarrene e femijes ne stinen e veres. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article