| Kodi i referencës | I/2-229 |
| Titulli | Miqesi e pathyeshme |
| Sinopsi | Me rastin e 18 vjetorit te themelimit te R.P. te Kines, i ftuar nga shoqata e miqesise Shqiperi – Kine, erdhi ne vendin tone nje delegacion i kryesuar nga Van Ju Shan, anetare i Komitetit Qendror te Partise Komuniste Kineze dhe zv/minister i Mbrojtjes Kombetare. Ne aeroportin e Rinasit miqte nga Kina pershendeten nga shoket Hysni Kapo, A. Kellezi, Haki Toska, Spiro Koleka, dhe nga mijera punonjes te kryeqytetit. Ne kuadrin e aktiviteteve te ndryshme kushtuar 18 vjetorit te shpalljes se Republikes Popullore te Kines, delegacioni i shoqerise se miqesise merr pjese ne inaugurimin e dy radiostacioneve te reja. Ne ceremonine e rastit e merr fjalen Thoma Deljana dhe Li Tin Ciuan. Miqte kineze priten me perzemersi. Ata shkuan ne portin e Durresit per te pare digen e Adem Rekes. Miqte priten mire edhe nga punonjesit e Shkodres, vizitojne Vaun e Dejes, kantjerin e cimentos dhe te murit te betonit si dhe frontin e gjere te punimeve te hidrocentralit te madh. Kuksianet presin miqte kineze. Kolektivi i uzines metalurgjike te Gjergjanit i ben nje pritje te ngrohte delegacionit te shoqerise se miqesise Kine – Shqiperi. Miqte njhen me punen e metalurgeve. Vizite ne fshatin e larget kufitar Shishtavec dhe ne azotikun e Fierit. Kryetarit te delegacionit i dhurojne pleh kimik. Delegacioni kinez viziton Butrintin dhe Gjirokastren. Mbi 800 punonjes te qendrave te punes dhe prodhimit, nxenes te shkollave dhe banore te lagjeve presin delegacionin kinez. Ne l;okalitetin e Kardhiqit miqte u njohen me punen e banoreve te kesaj zone. Permeti pret me dashuri delegacionin kinez ne sheshin para shtepise se kultures Naim Frasheri. Vizite ne kombinatin Mao Ce Dun ne Berat. Kryetari i delegacionit Van Shen solli pershendetjet e zjarrta te popullit 700 milionesh. Punetoret e fabrikes se cimentos ne Fushe-Kruje presin delegacionin. Vizite ne uzinen Tirana ne kryeqytet. Me rastin e 18-vjetorit te shpalljes se R.P. te Kines, i ngarkuari me pune i R.P. te Kines ne Shqiperi Li Tin Ciuan dha nje pritje ne seline e ambasades ne te cilen marrin pjese udheheqesit e partise dhe te shtetit me ne krye sh. Enver Hoxha. Mbi rendesine e kesaj feste dhe mbi sukseset qe ka arritur populli kinez foli sh. Li Tiu Ciun. Ne emer te popullit shqiptar dhe te Komitetit Qendror flet sh. Enver Hoxha dhe i drejton popullit kinez pershendetjet dhe urimet me te mira. Ai ngre dolli per miqesine e pathyeshme dhe te perjetshme qe lidh popullin tone me ate kinez. Ne aeroport kane dale punonjesit e kryeqytetit per ti dhene lamtumiren miqve kineze. |
| Çmime | |
| Skenarist | |
| Teksti | |
| Regjisor | |
| Kompozitor | |
| Operator | |
| Piktor | |
| Montazhier | |
| Zëri | |
| Kategoria | Documentaries |
| Kroma | |
| Viti i prodhimit | 1967 |
| Viti i premierës | 1967 |
| Numri i akteve | 2 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 15 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | Tirane dhe neper Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




