| Kodi i referencës | I/2-958 | 
| Titulli | Miq nga Algjeria | 
| Sinopsi | Me 16 Tetor mberrin ne vendin tone nje delegacion i Asamblese Popullore Kombetare te Algjerise i kryesuar nga kryetari i Asamblese Rahbah Bitat. Delegacioni pritet ne Rinas nga Pali Miska, Rita Marko, Besnik Bekteshi e Foto Cami. Ne kuvendin Popullor Pali Miska, kryetar i komitetit te partise, pret delegacionin Algjerian. Ne pritje ndodhej edhe ambasadori i Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise ne Algjeri Nesip Kaci, si dhe i ngarkuari me pune ambasadori i Algjerise ne Republiken Popullore te Shqiperise Amer Rabah. Darka e shtruar nga kryesia e Komitetit te Punes per nder te delegacionit. Biseda e perzemert midis dy delegacioneve. Delegacioni algjerian ben nje vizite ne varrezat e deshmoreve te kombit ku vendos nje kurore dhe ben homazhe ne varrin e Enver Hoxhes dhe vendos nje kurore ne monumentin “Nena Shqiperi”. Delegacioni ben nje vizite ne muzeun Historik Kombetar, ku priten nga Stefanaq Pollo. Kryetar i delegacionit, shkruan ne librin e pershtypjeve. Aspekte nga vizita e delegacionit ne ekspoziten “Shqiperia sot” ku priten nga Bujar Kolaneci. Delegacioni ben nje vizite dhe ne kombinatin e autotraktoreve “Enver Hoxha” ku priten nga drejtori i saj Llambi Gegprifti. Ne seline e Kryeministrise, Adil Carcani pret delegacionin parlamentar. Ne pritje marrin pjese dhe Besnik Bekteshi, Reiz Malile, Sihat Tozaj, Nesip Kaci e Amer Rabah. Aspekte nga vizita ne Kruje ku priten nga Kryetari i komitetit te partise Skender Dema. Vizita ne Muzeun e Skenderbeut ku shoqerohen nga Lumturi Gjoni. Delegacioni shoqerohet nga Pali Miska e Sihat Tozaj. Ramiz Alia jep per delegacionin algjerian nje pritje ne Pallatin e Brigadave. Ne pritje marrin pjese Rita Marko, Pali Miska, Sihat Tozaj, Reiz Malile. Darka e dhene me kete rast. Biseda e ngrohte e Ramiz Alise me delegacionin. Largimi i delegacionit i cili percillet nga Pali Miska, Sihat Tozaj, Besnik Bekteshi e Rita Marko. | 
| Çmime | |
| Skenarist | |
| Teksti | Kolec Traboini | 
| Regjisor | Kolec Traboini | 
| Kompozitor | Majlinda Berxolli | 
| Operator | Rakip Zeneli | 
| Piktor | |
| Montazhier | Arta Kote | 
| Zëri | Luiza Mataraku | 
| Kategoria | Documentaries | 
| Kroma | |
| Viti i prodhimit | 1985 | 
| Viti i premierës | 1985 | 
| Numri i akteve | 1 | 
| Kohëzgjatja (në minuta) | 10 | 
| Vendi i prodhimit | Shqiperi | 
| Vendi i xhirimit | TiraneKruje | 
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” | 
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article




