Kodi i referencës I/2-77
Titulli Mik i popullit tone
Sinopsi Ne Tirane ka levizje. Jane dite vjeshte, populli yne pret udheheqesit e Partise dhe te shtetit mik bullgar, Teodor Zhivkovin dhe zonjen e tij. Ne aeroport bashke me udheheqjen ka dale edhe populli per t’i pritur. Delegaconi zbret nga aeroplani dhe perqafohet me udheheqesit, Enver Hoxha i uron mireseardhjen sh. Teodor Zhivkov i cili pershendet ne emer te popullit bullgar. Populli brohoret. Te rinj te veshur me kostume kombetare i dhurojne lule delegacionit bullgar. Nderimin e pare delegacioni ia ben heronjve te K. Q te PPSH-se. Me pas vizite ne muzeun e Luftes Nacional Clirimtare ku ndodhet edhe shoqja Liri Belishova. Vizite ne Kombinatin e Tekstilit dhe ne nje kooperative bujqesore. Teodor Zhivkov u flet punetoreve te Qytetit Stalin. Vlora pret delegacionin. Qindra vete u mblodhen ne mitingun qe u be ne sheshin e qytetit. Pamje nga riviera shqiptare. Delegacioni viziton fshatin Dhermi ku vendasit sjellin bababe te bregdetit tone. Ketu ata vizitojne kooperativat e e Lukoves dhe te Vllahotit me emrin e Gjergj Dimitrovit. Vizitojne Saranden dhe punimet per bonifikimin e Vurgut (kanalin e Cukes). Qyteti historik i Gjirokastres sot pret miqte bullgare. Shoku Enver bashke me delegacionin vizitojne kalane e Gjirokastres. Me aeroplan delegacioni shkon ne krahinat veriore te Shqiperise. Shkodra i pret krahehapur miqte. Ne mitingun e organizuar me kete rast flet Teodor Zhivkov dhe Mehmet Shehu. Ate dite miqte u takuan me kultivuesit e duhanit ne kooperativen e Grille-Omarajt. Ne institutin zooteknik ata u njohen me perparimet e blegtorise. Ketu vizituan laboratorin e Institutit Veterinar. Ne mitingun e organizuar me kete rast, sh. Teodor Zhivkov theksoi sukseset e medha qe ka arritur vendi yne gjate 15 viteve te clirimit. Hysni Kapo foli per miqesine e lashte te popullit shqiptar me ate bullgar gjate sundimit otoman. Delegacioni largohet per ne atdhe. Ne aeroport percillet nga udheheqesit e Partise asistojne populli tiranas, shoqeria bullgare. Pioneret u dhurojne lule. Aeroplani niset.
Çmime
Skenarist
Teksti Qeverim Celi
Regjisor Ilo Pando
Kompozitor
Operator Agim Fortuzi Jani Nano
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1959
Viti i premierës 1959
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta) 15
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Neper Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Mbi viziten e Teodor Zhivkovit dhe zonjes se tij ne Shqiperi.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit