Kodi i referencës | I/2-961 |
Titulli | Mes jush |
Sinopsi | Panoramë e përgjithshme e Tepelenës. Pamje e kalasë dhe e maleve përreth. Pleq duke biseduar. Portreti dhe gravura të ndryshme të Bajronit dhe të kohës kur ai ka bërë vizitën në Tepelenë. Portret i Ali Pashës. Aspekte nga lufta e 20-ës në Vlorë të drejtuar nga Selam Musai. Foto të çetave të ndryshme partizane që kanë luftuar në këtë krahinë. Aspekte nga filmi kronikal “Vizita e Komandantit në jug”. Enver Hoxha flet (sinkron). Foto të dëshmorëve. Pamje e grykës së Mezhgoranit. Aspekte nga lufta. Lumi që rrjedh. Letrat që shoku Enver iu shkruan familjeve të dëshmorëve. Enver Hoxha vendos një kurorë në varrezat e dëshmorëve. Foto të Enverit me familjet e dëshmorëve. Aspekte nga puna për ndërtimin e shtëpive të djegura nga lufta. Letra e shokut Enver drejtuar nënave e baballarëve të dëshmorëve. Pamje e shkollës së fshatit Sinanaj. Nxënësit duke hyrë në shkollë. Në bibliotekë njerëzit duke lexuar. Letra dërguar Enver Hoxhës nga kooperativistët në 1962. Kronikë e vizitës së Enver Hoxhës në Derven dhe bisedat e të tij ngrohta me popullin. 269, 40m. Pamje nga Memaliaj. Aspekte nga puna në minierë. Sinkrona e Heroit të Punës Socialiste Tahir Mehmeti për kujtimet e tij nga takimi me Enver Hoxhës. Aspekte nga vizita e Enverit në Memaliaj dhe aspekte nga mitingu ku ai flet. Sinkrona e një minatori tjetër. Veteran. Foto të ndryshme të vizitës së Enver Hoxhës. Një kuzhinier flet (sinkron) për takimin me Enverin. Pamje e mensës së minatorëve. Letra që Enveri i dërgon të atit të minatorit Hero i Punës Socialiste Qazim Hasani që ra në krye të detyrës. Flet gruaja e heroit. Aspekte nga takimet e Enver Hoxhës dhe nga sinkrona me rastin e tërmetit që kishte rënë në Tepelenë më 3 prill 1969. Pamje e shtëpive të rrënuara nga tërmeti. Pamje e shtëpive të reja të ndërtuara pas tërmetit. 187, 70m. Pamje të Tepelenës sot. Veteranët duke ecur dhe biseduar nëpër rrugët e saj. Dy veteran kujtojnë (sinkron) takimet me Enverin. Enver Hoxha flet (sinkron) në takimin me popullin e Tepelenës. Panorama të fushave të Tepelenës. Aspekte nga punët në bujqësi. Plehërimi dhe spërkatja e tokave me pleh kimik e organik. Aspekte nga ndërtimi i rezervuarëve. Aspekte nga kullota e bagëtisë, lopëve, deleve, etj. Kujtimet e Enverit nga porositë që i jep e ëma për bagëtitë. Aspekte nga puna në baxho. Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha dhe Shefqet Peçi duke biseduar dhe pushuar në Ujin e Ftohtë. Pamje e Ujit të Ftohtë të rregulluar dhe të zbukuruar. Pamje e Tepelenës së ndërtuar. Pamje e shtëpisë së kulturës. Flet (sinkron) këngëtarja amatore e grupit të Bënçës. Sinkronë e grupit të Bënçës. Aspekte nga takimet e ndryshme të Enver Hoxhës me popullin e Tepelenës. 254, 90m. Pjesë e kolanës Enver Hoxha dhe Tepelena. Filmi i kushtohet vizitave dhe takimeve të shokut Enver Hoxha me popullin e Tepelenës. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1986 |
Viti i premierës | 1986 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article