Kodi i referencës I/2-981
Titulli Mes dashurise se njerezve
Sinopsi Pamje e Elbasanit. Ardhja e Ramiz Alisë, i cili shoqërohet nga Hajredin Çeliku. Aspekte nga takimi i përzemërt me popullin që e pret. Takohet me pionerët dhe popullin. Në 5 maj Ramiz Alia bën vizitë në varrezat e dëshmorëve të rrethit. Së bashku me Vangjel Cëravën vendosin një kurorë dhe bëjnë homazhe. Ramiz Alia bën një vizitë në shtëpinë e Hatixhe Ekmekçiut. Biseda e ngrohtë me nënë Hatixhenë. Bën një vizitë dhe në familjen e Kadri Myzyrit, vëllait të dy dëshmorëve Abdyl e Haxhire Myzyrit. Biseda e ngrohtë me familjarët. Panoramë e Metalurgjikut. Aspekte nga vizita e Ramiz Alisë në Metalurgjik. Pritja e përzemërt dhe plot entuziazëm që i bëjnë metalurgët. Bashkëbisedimi i Ramizit me metalurgët. 293, 90m. Pamje e shkollës Aleksandër Xhuvani. Momente nga vizita e Ramiz Alisë në këtë shkollë. Ramiz Alia vendos një buqetë me lule në bustin e A. Xhuvanit. Ramizi viziton laboratorët dhe kabinetet e shkollës. Bisedon me nxënësit dhe mësuesit. Aspekte nga biseda e ngrohtë. Ramiz Alia duke folur. Pamje e kooperativës së Shalësit “1 Maji”. Pritja e përzemërt që i bëjnë kooperativistët. Pamje nga biseda e Ramiz Alisë me kooperativistët. Flet (sinkron) Ramiz Alia. Vajtja e tij në Banjë. Pamje e kodrave të Banjës ku do të ngrihet hidrocentrali. Ramiz Alia duke biseduar me specialistët dhe punëtorët e hidrocentralit. Vajtja e Ramiz Alisë në fshatin Drizë të Gramshit. Biseda me fshatarët që punojnë në fushë. Panoramë e Gramshit në festë. Takimi i tij me popullin. Pamje nga mitingu i organizuar me këtë rast. Ramiz Alia duke folur në miting. Njerëzit duke kërcyer. 288, 50m. Mbi vizitën e Ramiz Alisë në Elbasan.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1986
Viti i premierës 1986
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit