Kodi i referencës I/2-124
Titulli Me shpate ne dore
Sinopsi Filmi fillon me pamjen e bukura te maleve tona. Pamje e nje katarakti dhe dy kapronj te vegjel ne shkemb. Historiku i kalase se Beratit, libra te Buzukut, Budit, Bogdanit, etj. Kalaja e Rozafes ku ne shekullin e XIX nen muret e saj u thye tre here ushtria turke. Foto te Ali Pash Tepelenes. Foto, nje grup shqiptaresh duke kercyer. Grua qe bie nga shkembi bashke me femijen. Kalaja, varre, shkaterrime, varferi, kenete. Penxhere e shtepise me kafaz. Foto te Naum Veqilharxhit dhe abetarja e tij. Pamje e Beratit dhe foto te patrioteve te shquar Thimi Mitko, Kostandin Kristoforidhi, Pasho Vasa, Jani Vreto, Hoxha Tahsim, Ismail Qemali, Seit Toptani, Koto Hoxhi, Zija Prishtina, Abdyl Frasheri, Sami Frasheri, Jani Vreto. (296. 20m) Luftrat e shqiptareve kunder turqeve ne vitet 1877 ku u hodh dhe perandoria e Careve kunder saj. Memorandumi i Abdyl Frasherit derguar Turqise per te drejtat e kombeve. Cari e detyron Turqine te firmose traktatin e Shen Stefanit. Me 10 qershor krijohet Lidhja e Prizerenit per te prishur planet e Kongresit te Berlinit qe nuk e njohu kombin shqiptar. Ata vendosen te ndahet Shqiperia. Keshtu malazezet sulmuan Plaven dhe Gucine. Shqiptaret i detyruan pushtuesit te ktheheshin mbrapsht. Me nderhyrjen e flotes nderkombetare dhe ushtrise turke, Ulqinin e moren dhe ja dhane Malit te Zi. Foto te shqiptareve me gra e burra qe luftojne. Arrestimet dhe vrasjet e shqiptareve. Shqiptaret e merguar qe sjellin abetaren shqipe. Shkolla e pare shqipe ne Korce. Prifti ne kishe e hoxha ne xhami kerkojne te genjejne popullin. Ne shkolle nje djale reciton. Vriten patriotet shqipare Pandeli Sotiri, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, etj. (303,20m) Foto te patrioteve shqiptare si Naim Frasheri, Sami Frasheri, Pasho Vasa, Filip Shiroka, Cajupi. Persekutime dhe burgje. Foto te Ismail Qemalit dhe kryeqyteteve te ndryshme te botes si Berlinit, Vjenes, Londres, Parisit, Shen Peterburgut, Romes, Athines, Beogradit. Cetat e para shqiptare te Cerciz Topullit e Themistokli Germenjit. 20000 kosovare kercenojne Sulltan Hamitin. Gazeta “Drita” e Kolonjes dhe Shpresa e Shqiperise e Nikolla Ivanajt. Ne 1908 rrezohet Sulltani dhe shpallet Kushtetuta turke. Foto e patriotit Sotir Peci i cili thonte te mos i besoni xhon turqeve. Ne 1910 Shqiperia u sulmua nga ushtrite e Durgut Pashes. Persekutimet ne te gjithe vendin. (225,70m) Shtepi fshati me bore. Foto patriotesh si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Themistokli Germenji, Ded Gjoluli, Asdreni. Grate qe dhuruan stolite e tyre te arta per Shqiperine. Udheheqes shqiptare si Spiro Ballkameni, Qemal Panariti, Sali Hoxha, etj. Hasan Prishtina duke folur ne parlamentit turk per te drejtat e shqiptareve. Thirrja ne vitin 1912 per kryengritje te armatosur qe ju pergjigjen Kosova, malesia, Shkodra, Dibra, Mirdita, Tirana, Elbasani. Malet e jugut u mbushen me patriote. Korca, Gjirokastra, Vlora dhe studentet universitare. Ne balle te kryengritjes qendronin Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Themistokli Germenji, Bajram Curri, Isa Boletini, Dom Nikolle Kacorri, Abdi Toptani, Sali Nivica, Pandeli Cala, Sali Butka dhe shume te tjere. Gazetat qe shkruajne mbi kryengritjen dhe Turqine. (215,20m) Ismail Qemali kerkon nga jashte qe te mblidhet kuvendi kombetar. 1912 shpall vendimin historik te pavaresise se Shqiperise pas 500 vjetesh roberi. Pamje e Vlores se re ne levizje per festen, dy femije me bicikleta. Dy pleq ne lulishte duke biseduar. Foto te sulmeve kunder Shqiperise nga greket, serbet. Shkaterrime. Pushtimi i Shqiperise nga Italia fashiste. Zbarkimi i trupave. Lufta e Partise Komuniste. Djegje deposh, ngjitje traktesh, partizanet qe luftojne. Clirimi i qyteteve te ndryshme. Ne 29 Netor 1944 clirimi i Shqiperise. Pamje e makinave qe kalojne para KQ te PPSH-se. Bustet e Ismail Qemalit, ushtarit te panjohur, Naim Frasherit. Pamje e Universitetit, busti i Cerciz Topullit, shtylla te tensionit te larte. Treni duke ecur, varri i Luigj Gurakuqit. Roje kufitare, panorame e bukur dhe monumeti i Skenderbeut ne Kruje. (265,70m)
Çmime
Skenarist Andrea Varfi, Endri Keko
Teksti
Regjisor Endri Keko
Kompozitor Koco Uci
Operator Saim Kokona
Piktor Vasil Lalo
Montazhiere Adriana Elini
Zëri Koco Tollko
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1962
Viti i premierës 1962
Numri i akteve 5
Kohëzgjatja (në minuta) 45:34
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Neper Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Film historik me rastin e 50 vjetorit te pavarsise se Shqiperise. Konsulente te filmit: Stefanaq Pollo, Kristo Frasheri. Lexon tekstin: Frederik Gjerasi.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit