Kodi i referencës | I/2-170 |
Titulli | Marshon Shqiperia Socialiste |
Sinopsi | Sheshi “Skenderbej” i zbukuruar. Pastaj fillojne planet e inagurimit te fabrikes se shtyllave centrifugale ku shiritin e inagurimit e pret Shinasi Dragoti, minister i ndertimit, te kombinatit “Josif Pashko”. Fabrika e telit te bakrit. Shohin fabriken nga brenda Rrapo Dervishi, Eleni Pashko, Kico Ngjela dhe Koco Theodhosi. Ne Elbasan inagurohet fillimi i punimeve te fabrikes se cimentos. Abdyl Kellezi vendos gurin e pare bashke me ambasadorin kinez. Ne Fier po hidhen themelet e uzines se plehrave azotike dhe te termocentralit elektrik. Pamja e kombinatit ushqimor. Kryeqyteti i stolisur per feste. Ne aeroport udheheqesit e partise dhe te popullit presin delegacionin e partive simotra qe vijne per te marre pjese ne festen e 20 vjetorit te clirimit. Zbret nga avioni delegacioni i RP te Kines me ne krye Li Si Nien, delgacioni i RD te Vietnamit nga Nguyen Duy Tirik, i RDP te Korese nga Li Xhon Ok, i Partise Punetore te Rumanise nga Dimitru Kolju, i Partise se Frontit Nacional-Clirimtar te Argjentines. Delegacioni i Kubes i kryesuar nga Uilfredo Radrigues dhe delegacionit te partise komuniste nga e gjithe bota. Nga Indonezia, Belgjika, Anglia, Franca, Italia, Austria, Zejlanda e re, Japonia, Gona e Maglashit. Per te pritur delegacionin kane dale Hysni Kapo, Haki Toska, B. Balluku, M. Myftiu, H. Lleshi, R. Alija, A. Carcani, P. Dume. Dita e vendosjes se kurorave ne varret e deshmoreve. Vendosin kuroren R. Alia, H. Toska, M. Peza, P. Peristeri, S. Koleka. Deleg. viziton muzeun e luftes Nac-Clirimtare. Inagurohet ekspozita kombetare e arteve figurative. Ne ekspozite marrin pjese Manush Myftiu, Ramiz Alia, Spiro Koleka, Nexhmije Hoxha, Fecor Shehu, Dhimiter Shuteriqi, etj. Me rastin e festes hapet ekspozita “Shqiperia socialste” ne 20 vjetorin e saj. Ne inagurimin e ekspozites merr pjese Enver Hoxha. Fjalen e rastit e mban Spiro Koleka. Shiritin e inagurimit e pret Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Hysni Kapo, etj. Per nder te festes ne Pallatin e Brigadave u dha nje darke. Fjalen e rastit e mban Mehmet Shehu. (243.40 m) Fillon me pallatin sporti “Partizani” ku behet mbledhja solemne. Enver Hoxha hyn ne mes te duartrokitjeve dhe shoket e tjere si M. Shehu, B. Balluku, H. Lleshi, H. Kapo, M. Peza, S. Koleka, P. Peristeri. Mbledhjen e celi M. Shehu. Fjalen e rastit e mbajti Enver Hoxha. (sinkron). Ne 29 Nentor behet parada. njerezit me grupe kalojne per te shkuar ne feste. Irfan Celkupa shkon per te pare paraden me vajzat. Ne tribune dalin E. Hoxha, M. Shehu, H. Lleshi, G. Nushi etj. B. Balluku kalon reviste rojen e nderit, pastaj ai pershendetet me ushtaret dhe oficeret. Ne tribune B. Balluku mban fjalen e rastit. Parakalimin e hap akademia ushtarake “Mehmet Shehu”. Me pas parakalon Shkolla e Bashkuar “Enver Hoxha”, nxenesit e shkolles ushtarake “Skenderbej”, kufitaret, njesite e kembesorise, flota detare. Ne tribune shkojne delegacionet e ardhura, Li Sen Nien, Zhak Grysa etj. Parakalojne njesite e artilierise. Parakalon artilieria e rende me raketat, njesia tankiste. Pas parades se ushtrise parakalojne me radhe sportistet, nxenesit e shkollave dhe punonjesit e kryeqytetit. Naten hidhen fishekzjarre. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | Muharrem Skenderi |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | Ismail Balla |
Operatorë | Sokrat Musha, Dhimiter Anagnosti, Jani Nano, Saim Kokona |
Piktor | |
Montazhiere | Xhanfise Keko |
Zëri | Asim Raxhimi, Koco Tollko |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | Me ngjyra |
Viti i prodhimit | 1964 |
Viti i premierës | 1964 |
Numri i akteve | 5 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 40:36 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Film kronikal mbi festen e 20 vjetorit te clirimit te Shqiperise. I njejti dokumentar por me metrazh me te gjate, eshte edhe ne versionin bardhe e zi, I/2-165. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article