Kodi i referencës | I/2-165 |
Titulli | Marshon Shqiperia Socialiste |
Sinopsi | Plane fishekzjarresh naten. Pamje nga inagurimi i fabrikes se filatures ne ngjyrosje ne Korce. Populli duke kercyer para fabrikes me rastin e inagurimit te saj ku ne mitingun e erganizuar me kete rast flet Shefqet Peci. Aspekte nga inagurimi i fabrikes se shtyllave centrifugale prane Kombinatit Josif Pashko. Flet me kete rast Ministri i Ndertimit Shenasi Dragoti. Aspekte nga inagurimi i fabrikes se bukes ne Yzberisht shiritin e te cilit e pret Kico Ngjela. Ne inagurimin e fillimit te punimeve te fabrikes se cimentos ne Elbasan, gurin e pare e vendos Abdyl Kellezi dhe keshilltari i ambasades kineze. Ne miting e organizuar me rastin e inagurimit te fillimit te ndetimit te fabrikes se plahrave azotike flet Kico Theodhosi, kandidat i B. P. te PPSH. Pamje e femijeve te kopshteve te Tiranes duke shetitur neper Tirane. Ne Universitetin Shteteror te Tiranes u organizua nje sesion shkencor ne bashkepunim me Institutin e Historise se Partise. Me kete rast flet Ndreci Plasari, Manush Myftiu, i cili shpall dhe fituesit e konkursit. Marrin pjese dhe Ramiz Alia, Rrapo Dervishi, Fiqirete Shehu, Pipi Mitrojorgji, Shefqet Musaraj etj. Pamje e Tiranes se zbukuruar me flamuje dhe delegatet nga rrethet duke shetitur neper Tirane. Me avjon mbrijne delegacionet e huaja qe do te marrin pjese ne festimet e 20 vjetorit te clirimit te Shqiperise. Mbrine deleg. kinez i kryesuar nga Li Si Nien, delegacioni vjetnamez, algjerjan, korean etj. Per te pritur delegacionet kane dale Hysni Kapo, Beqir Balluku, Manush Myftiu, Haki Toska, Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Adil Carcani etj. (256, 60m) Makinat qe kalojne neper Tirane. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu presin delegacionet. Ne aeroport vijne delegacionet e partive te ndrtshme M-L si Zhak Gripa, deleg. PK Algjerise, Frances, Austrise, Zelandes se Re, Japonise, Ganes, Malgashit. Vijne gjithashtu dhe emigrande shqiptare. Ne aeroport Vito Kapo. Enver Hoxha pret Zhak Gripen dhe deleg. e tjera te partive dhe grupeve M-L. Deleg. vendosin lule ne varrezat e deshmoreve, vizitojne Muzeun e Luftes Nac-Cli. Marrin pjese ne inagurimin e ekspozites se arteve figurative. Pret shiritin e inagurimit Manush Myftiu. Duke pare ekspoziten dhe Ramiz Allia, Spiro Koleka, Fadil Pacerami etj. (225, 60m) Pamje nga ekspozita “Shqiperia Socialiste ne 20 Vjetorin e saj”. Me rastin e inagurimit flet Spiro Koleka. Duke pare ekspoziten Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Spiro Koleka, Haki Toska, Li Si Nien dhe delegacionet e ndryshme te huaja. Mehmet Shehu pret shiritin e inagurimit. Marrin pjese dhe Fadil Pacrami, Rrapo dervishi etj. Ansambli i Kengeve dhe Valleve jep nje program artistik. Ne llozhe duken Enver Hoxha, Li Si Nien e Mehmet Shehu. Ne pallatin e Brigadave Enver Hoxha jep nje darke ku marrin pjese Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Nexhmije Hoxha, Manush Myftiu dhe delegacionet e huaja. (162, 80m) Ne pallatin e sportit “Partizani” zhvillohet konferenca akademike. Ne sallen e Konferences hyjne Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Beqir Balluku, Hysni Kapo, Myslym Peza, Adil Carcani, Li Si Nien etj. Mbledhjen e hap (sinkron) Mehmet Shehu. Fjalen e rastit e mban Enver Hoxha (sinkron). Ne salle duken Fiqirete Shehu, Tonin Jakova, Aleks Varli etj. (216, 70m) Dita e 29 Nentorit. Populli i gezuar kalon neper rruget e Kryeqytetit. Shkojne per ne tribune delegatet nga gjithe vendi, klerike, Dhimiter Shuteriqi etj. Duket delegacioni kinez e kubanez. Pamje e automjeteve ne gadishmeri per parade. Ne tribune dalin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Rita Marko, Gogo Nushi, Koco Theodhosi, Tuk Jakova, Spiro Koleka, Ramiz Alia etj. Beqir Balluku kontrollon gadishmerine e forcave te armatosura per parade. Paraqet forcen. Beqir Balluku kalon ne reviste rojen e nderit dhe pershendet ushtaraket. Borizani paralajmeron fillimin e parades. Flet (sinkron) Beqir Balluku. Te paret parakalojne akademistet e Akademise “Mehmet Shehu”, nxenesit e shkolles “Skenderbej”. Ne tribune duke pare Enver Hoxha, Li Si Nien, Kadri Hazbiu, Adil Carcani, Xhafer Spahiu, Ramiz Alia. (249, 60m) Aspekte nga parakalimi i forcave ushtarake dhe armeve te ndryshme te ushtrise. Reaktive qe fluturojne ne qiell. Parakalon arlileria fushore, malore, bragdetare. Parakalojne repartet e raketave dhe raparti i tankeve Vojo Kushi. (218, 20m) Parakalojne sportistet me shifren 20 vjetori, flamuj te kuq duke u valvitur, foto e Markesisteve (Marks, Engels, Lenin, Stalin ) dhe te Byrose Politike te KQPPSH. Parakalojne pionieret me foton e Enver Hoxhes. Nje grup pionieresh i dhurojne tufa me lule udheheqesve te Partise ne tribune. Parakalojne punonjesit e kryeqytetit me fotografite e Markesit, Engelsit, Leninit, Stalinit. Ne mbremje pamje e Tiranes me fishekzjarre. |
Çmime | |
Skenarist | Muharrem Skenderi |
Teksti | |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | Ismail Balla |
Operator | Niko Theodhosi Hamdi Ferhati Saim Kokona Viktor Gjika |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1964 |
Viti i premierës | 1964 |
Numri i akteve | 7 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 50 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Film me rastin e 20 Vjetorit te Clirit te Shqiperise |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article