Kodi i referencës | I/2-877 |
Titulli | Manifestim i madh fiskulturor |
Sinopsi | Pamje e qytetit te Tiranes, rruge te ndryshme te saj, njerezit te veshur si per feste duke ecur neper rruge. Pamje te stadiumit “Qemal Stafa” ku do te zhvillohet manifestimi fiskulturor me rastin e 40 vjetorit te krijimit te ushtrise popullore. Hyne ne stadium Enver Hoxha, Ramiz Alia, Adil Carcani, Prokop Murra, Lenka Cuko, Hekuran Isaj, Pali Miska, Manush Myftiu, Rita Marko, Muho Asllani, Llambi Gegprifti, Foto Cami, Besnik Bekteshi. Nje grup te rinjsh qe i dorezojne mesazhin e efektivave te Ushtrise Popullore, komandantit te pergjithshem te forcave te armatosura Enver Hoxha. Fillon parakalimi ne te cilen prine veteranet e vazhdojne kuadratet e efektivave te Ushtrise Popullore. Parakalojne vajzat ushtarake. Parakalimi mbyllet nga grupi i rinise shkollore e studenteske.(264,70m) Aspekte nga ushtrimet qe zhvillojne te rinjte e shkollave te mesme dhe te “skenderbegasve”. Enver Hoxha dhe udheheqesit e tjere duke duartrokitur. Aspekte nga ushtrimet e kryera nga kuadrot e flotes detare. Ne sfond vazhdimisht formohen parrulla dhe figura qe kane lidhje me ushtrimet qe kryejne te rinjte ne fushe.(287,60m) Aspekte nga ushtrimet e bukura te studenteve te shkolles se larte te bashkuar te oficereve “Enver Hoxha”. Enver Hoxha dhe udheheqesit e tjere duke duartrokitur dhe biseduar. Aspekte nga ushtrimet e ndryshme qe kryen ne fushe. Aspekte nga ushtrimet e perbashketa te ushtareve, marinareve dhe studenteve ne fushe. Enver Hoxha dhe udheheqesit e tjere duke pershendetur pjesemarresit.(270,90m) |
Redaktor | Kliton Gilani |
Regjisor | Qerim Mata |
Formulimi muzikor | Mira Mecule |
Operatorë | Aleksander Kasneci, Ferdinand Karuni, Fahri Jukniu, Jovan Kondakci, Jani Nano, Niko Treni, Pellumb Panariti, Rakip Zeneli, Rudolf Radovani, Spartak Papadhimitri |
Piktor | |
Montazhiere | Androniqi Vangjeli |
Zëri | Asim Raxhimi, Luiza Metaraku |
Kategoria | Dokumentare |
Kroma | Me ngjyra |
Viti i prodhimit | 1983 |
Viti i premierës | 1983 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 30 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Tirane |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article