Kodi i referencës | I/2-373 |
Titulli | Manifestim i fuqishem i miqesise nga gjimnastet kineze e shqiptare |
Sinopsi | Pamje e pallatit te sportit “Partizani” Tirane. Pamje e palestres nga brenda te mbushur me spektatore. Duket nje portret i Enver Hoxhes dhe Mao Ce Dunit. Per te asistuar ne demostrimet e gjimnasteve kineze e shqiptare marrin pjese: Mehmet Shehu, Hysni Kapo Beqir Balluku, Manush Myftiu, Spiro Koleka, Thoma Deljana, Bilbil Klosi si dhe Ambasadori i Kines ne Shqiperi Gen Bjao. Fillon parakalimi i te dy grupeve te gjimnasteve qe mbajne ne duar flamure. Celet demostrimi i ushtrimeve me kercimin e kalucit. Kercejne kalucin vajzat shqiptare dhe pastaj kinezet. Ekzekutim i ushtrimeve te lira nga gjimnastja Polikseni Vjeshta dhe nga kinezja Van Vi Tjen. Pastaj pasojne Lumturi Osmani dhe Tin Cao Fan. Duket duke bere ushtrime gjimnasti Ilir Batho dhe mbas tij gjimnasti kinez Kao Tjen. Pastaj ekzekutojne Engjell Gorishti dhe Xhn I Hun. Keshtu mbyllet seria e ushtrimeve te lira. Gjate gjithe ekzekutimit plot shkathtesi dhe elegance, sportistet duartrokiten me entuziazem. Fillojne ushtrimet ne kalin me doreza. Ilir Batho duke bere ushtrime ne kalin me doreza, pas tij demostron gjimnasti kinez I Lei Fen. Demostron gjimnasti i njohur kinez Ljan Zhy Tjen. Demostrim dyshe ne kalin me doreza nga Cen Kui dhe Dashamir Kertusha. Pastaj dyshja kineze, Cen Kui dhe Xhang Xhung Lin. Demostrim i ushtrimeve ne unaze nga Arqile Marko dhe Ljao Zhun Tjen. Demostrim ushtirme ne paralele nga Llazi Pulaj dhe Ljao Zhyn Tjen. Pastaj Engjell Gorishti dhe Y Lie Fen. Fillojne demostrimet ne paralele te shkallezuara per femra. E cel Idajete Cani dhe Cen Mon Gje. Pastaj Aferdita Aliaj dhe Y Qyen si dhe T’hi Qje. Shkathtesi te rralle tregon Mo Guo Fen. Ushtrime ekuilibri ne tra nga gjimnastet Aferdita Halilaj dhe Van Vin Tjen nga Lumturi Osmani dhe Y Qyen Gjen. Pamje ne ushtrime ne hekur nga Muo Xhi Plien dhe Jin Si Nan. Pamje nga ushtrimet akrobatike. Ne fund te demostrimeve Mehmet Shehu, Gen Bjao, Hysni Kapo e Deljana shkojne dhe i pershendesin gjimnastet kineze dhe shqiptare. Brohoritje dhe duartrokitje entuziaste. Mehmet Shehu hyn ne mes te gjimnasteve dhe del fotografi me ta. Duartrokitje. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | Ilia Terpini Agim Fortuzi Pashko Como |
Piktor | |
Montazhier | Adriana Elini |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1970 |
Viti i premierës | 1970 |
Numri i akteve | 4 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | – |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article