| Kodi i referencës | I/2-899 |
| Titulli | Lumi i jetes |
| Sinopsi | Pamje e tokave te thate ku kalonte me pare lumi i vdekur ne rrethin e Fierit.Kasollet e varfra perdhese te fshatareve.Pamje e muzeut arkeologjik te Apollonise ku ndodhet dhe dhoma muze e shkrimtarit Jakov Xoxa i cili ka shkruar romanin “Lumi i vdekur” ku flitet per vuajtjet dhe jeten e veshtire te kosovareve qe ne kohen e Zogut u strehuan ne familjet myzeqare.Pamje e fshatit Pojan sot ku jetojne nje numer i madh kosovaresh.Aspekte nga jeta e lumtur e ketyre fshatareve qe sot ju jane krijuar te gjitha kushtet per arsim e per te punuar si te gjithe anetaret e shoqerise sone socialiste.Portreti i brigadierit Ali Sula,qe eshte biri i kosovarit Rasim Sula.Flet (sinkron) Rasimi per ato dite te veshtira kur erdhi bashke me familjen per te jetuar ne myzeqe.Portret i Azem Krasniqit,agronom i kooperatives bujqesore “Bajram Curri” dhe i te jatit Shaban Krasniqi i cili flet (sinkron) per kohen e shkuar.Gjate filmit ne njihemi me Aqif Mernica,birgadier i rendimenteve te larta i cili eshte djali i madh i kosovarit 80- vjecar Ram Mernica.Djali i dyte i tij Ismeti eshte deputet ne Kuvendin Popullor.Ne njihemi me familjen e tij.Prane shkolles se fshatit ne njihemi me Selime Xhafen mbesen e deshmorit Ymer Xhafa emrin e te cilit mban kjo shkolle.Babai i saj Sami Xhafa flet (sinkron).Para lapidarit te shkolles nxenesit degjojne kengen e nje kosovari me cifteli.(279,40m) Pamje e udheve te fshatit ku kalojne njerez te profesioneve te ndryshme.Midis tyre eshte dhe llogaritari i fshatit Muhamet Stojku i cili ka nene Mezalime Stojkun,nene heroine e cila ka rritur 10 femije.Nena ne mes te femijeve dhe niperve e mbesave te saj.Flet (sinkron) Muhameti.Aspekte nga korrja e misrit neper fushat e kooperatives.Gjate filmit ne njihemi me portretin e Ismet Mernices,kryetar i kooperatives bujqesore,Ethen Krasniqin,agronom,drejtor i ndermarjes bujqesore “Clirimi” Fier,Rexhep Stojkun,inspektor sigurimi ne kombinatin metalurgjik “Celiku i Partise” me Din Stojkun punonjes ne Azotikun e Fierit,Rustem Preniken mjek pediater ne spitalin e Fierit,Vjollca Stojkun studente ne mjeksi ne UT me Haxhi Krasniqin ushtarak ne Vlore,me Zeliha Krasniqi komandante e aksionit per ndertimin e hekurudhes Fier-Vlore,me Halil Kacanollin kryetar i komitetit te veteraneve te rrethit te Fierit dhe me Ymer Mevriqi mesuesin e muzikes se fshatit i cili pervec te tjerave drejton dhe grupin artistik te fshatit.Vajzat duke kenduar kenge kosovare.Te gjithe keta qe u pane ne film jane bijte dhe bijat e kosovareve te dikurshem qe bridhnin pa plack e pa shtepi nga nje kenete ne tjetren per te gjetur streh per familjet e tyre,ndersa sot ne i shohim ne fshatin e tyre te bukur apo neper frontet e ndryshme te atdheut duke punuar kudo me te gjitha forcat.Filmi i kushtohet jetes dhe punes se kosovareve te Pojanit te Lushnjes. |
| Çmime | |
| Skenarist | Kolec Trabeini |
| Teksti | |
| Regjisor | Qerim Mata |
| Kompozitor | Engjellushe Mercka |
| Operator | Niko Treni |
| Piktor | |
| Montazhier | Veronika Coku |
| Zëri | Loni Progeri |
| Kategoria | Documentaries |
| Kroma | |
| Viti i prodhimit | 1984 |
| Viti i premierës | 1984 |
| Numri i akteve | 2 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 19min |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | Lushnje |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | Filmi i kushtohet jetes dhe punes se kosovareve te Pojanit te Lushnjes. |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




