Kodi i referencës | I/3-59 |
Titulli | Lulëkuqet mbi mure |
Viti i prodhimit | 1976 |
Viti i premierës | 9 janar 1977, Tirane |
Sinopsi | Jetimët e një strehe varfnore, nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre, pastrojnë çdo natë parrullat që njerëzit kanë shkruar kundër fashizmit. Katër shokë, Jaçe, Lelo, Bardhi, Tomi organizojnë rrëzimin e kujdestarit nëpër shkallë. Nga frika e presioneve të kujdestarit, Sulo i vogël përpiqet të kapërcejë muret e jetimores dhe vritet nga patrulla. |
Çmime | Skenari fiton cmimin e II në Konkursin Kombëtar të Dramaturgjisë në vitin 1976. U shpall filmi më i mirë i Festivalit të II të Filmit Shqiptar, 1977. Timo Flloko, Agim Qirjaqi e Kadri Roshi morën medalje. Dh. Anagnosti merr cmimin e Republikës së Kl. I, 1979. Merr cmimin e I në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Beograd, 1980. Namik Prizereni e Kujtim Laro u nderuan me medalje. Merr medaljen e Artë në Giffoni, Salerno, Itali, 1985. |
Skenaristë | Petraq Qafzezi, Dhimitër Anagnosti |
Teksti | |
Regjisor | Dhimitër Anagnosti |
Kompozitor | Kujtim Laro |
Operator | Pëllumb Kallfa |
Piktor | Namik Prizreni |
Montazhier | Marika Vila |
Zëri | Saliko Hoxha |
Aktorë | Timo Flloko, Agim Qirjaqi, Kadri Roshi, Strazimir Zajmi, Enea Zheku, Artur Hoxholli, Krenar Arifi, Gjergj Pilika, Roland Ohri, Robert Xhuli, Alfred Kote, Liza Laska, Anastas Kristofori, Luan Qerimi, Pavlina Mani, Enver Dauti, Vasillaq Vangjeli. |
Kategoria | Film artistik |
Kroma | Bardhë e zi |
Numri i akteve | 10 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 94 min |
Vendi i prodhimit | Shqipëri |
Vendi i xhirimit | Tiranë |
Producenti | Kinostudio “Shqipëria e re” |
Shënime | Diskutimi i skenarit “Arratisja” në mbledhjen e Këshillit Artistik të dt. 26.12.1975. Recensa Faruk Basha, Dalan Shapllo, Anastas Kondo. Diskutojnë Gezim Erebara, Niko Koleka, Piro Milkani, Vitori Celi, Peci Dado, Kristaq Dhamo, Vangjush Zallemi. Skenari ka intereses, por ka nevoje për ripunim. Diskutimi i skenarit në mbledhjen e Redaksisë të dt. 26.01.1976. Diskutojnë Niko Koleka, Peci Dado, Kico Blushi, Muharrem Skenderi, Angjelina Xhara, Kujtim Gjonaj, Luan Rama, Kristo Jorgji. Skenari vlerësohet, por duhet plotësuar më mirë. Diskutimi i filmit në Keshillin Artistik të dt. 17.12.1976. Diskutojnë Dalan Shapllo e Vangjush Zallëmi. Filmi miratohet. Diskutimi i filmit me shokët e Ministrisë dhe me aparatin e KQPPSH në dt. 17.12.1976. Diskutojnë Meto Metaj, Xhelil Gjoni, Tefta Cami, Kristofor Xhokaxhi, Anastas Kondo, Limos Dizdari, Vangjush Zallemi. Filmi vlerësohet, por do të shihet përseri, pasi të jenë plotësuar vërejtjet e sugjeruara. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article