Kodi i referencës | I/2-276 |
Titulli | Lart flamujt e aksionit |
Sinopsi | Filmi fillon me nje pamje nga hekurudha, vagona te mbushur me vullnetare qe kthehen nga aksioni dhe kendojne, kengen e aksionit. Duket Lushnja. Duket nje plan qe tregon regjistrimin e vullnetareve per ne aksion dhe puna per piketimin e hekurudhes. Del nje plan nga fillimi i punimeve ne hekurudhen Rrogozhine-Fier. Ne inagurimin e punimeve merr pjese Mehmet Shehu. Ramiz Alia zbulon pllaken e inagurimit te punimeve. Mehmet Shehu etj. fillojne punimet. Duket shtabi qendror i punimeve te hekurudhes duke diskutuar. Duket nje qyteze vullnetaresh. Punime ne transe. Pamja e ures se vjeter ne Rrogozhine. Ushtaret duke vendosur mina ne kembet e ures. Keputet litari i barkes dhe ushtari bashke me minatorin u vune ne rrezik por shpetojne Duket busti i Shkurte Pal Vates. Te reja dhe te rinj tek lapidari i Shkurtes. Komandantja e brigades raporton. Dalin ni plan Pal Vate, kusherira e Shurtes Katerina Vata, Fuat Cela e xha Demiri, qe kane ardhur per te punuar ne hekurudhe mbasi ra Shkurta. Tregohet nje plan ku behen punime te mekanizuara per vendosjen e ures se Rrogozhines. Aksioni vec kalitjes fizike eshte nje qender e madhe e kalitjes ideologjike dhe kulturale. Vullnetaret duke studiuar ne bibloteke. Lojera te ndryshme sportive. Qitje me pushke. Vullnetaret dhe vullnetaret mesojne ne aksion zanate nga me te ndryshmet si: rrobaqepes, elektricist, guzhinier etj. Qershor 1968 Enver Hoxha i shoqeruar nga Ramiz Alia, A. Mero vizitojne punimet e hekurudhes. Nje miting i madh ne Gradisht. Flet Enver Hoxha. Punohet me 3 turne per betonimin e Urave dhe mbushjen e trasese me zhavorr. Edhe gjate nates punohet me emulacion. Flamuri i garave kalon nga nje vend tek yjetri. Shperthim minash. Ne lindje dielli, duken cadrat e aksionisteve ne Malesine e Madhe ngrihet flamuri. Punime te veshtira ne kemben e ures. Qielli me re, shi i forte., puna vazhdon. Rrezik keputje e diges se ures. Vullnetaret me vetmohim, duke punuar ne shi dhe balte, e shpetojne uren. Koncert i grupeve amatore te Kooperatives Bujqesore ne Qytezen e vullnetareve.Zjarr aksidental ne Kooperativen Bujqesore. Vullnetaret luftojne kundra zjarrit dhe ndihmojne kooperativen. Vendoset lokomotiva e pare ne transene e hekurudhes Rrogozhine-Fier. Pas vendosjes se vagonave ne transe,puna intensifikohet shume. Vendosen shinat e fundit. Dita e inagurimit te hekurudhes. Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Hysni Kapo,Spiro Koleka,A. Mero etj. i pret Petraq Magjistari etj. Miting i madh i inagurimit. Shoku Enver bisedon me Fuat Celen. Duket Pal Vata. Filmi pershkruan kujtimet e vullnetareve. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | Agim Cerga |
Regjisor | Xhanfize Keko |
Kompozitor | Donika Muci |
Operator | Dhimiter Lala |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | Vangjel Leka |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1968 |
Viti i premierës | 1968 |
Numri i akteve | 6 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 46 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Rrogozhine, Fier |
Producenti | Kinostuudio ” Shqiperia e Re” |
Shënime | q |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article