| Kodi i referencës | I/2-883 |
| Titulli | Kur flasim per poezine |
| Sinopsi | Tirane, peizazh vjeshte. Pallate ne ndertim, parku i madh i liqenti në Tiranë, plazhi, stacioni i trenit dhe turma njerezish. Te gjitha keto shoqerohen nga zeri i folesit Ndricim Xhepa ne poezite e shkrimtarit Ismail Kadare. Pamje te Tiranes naten me drita. Femije qe fle. Shkrimtari Dritero Agolli ne studion e tij duke shkruar “Poema e te pagjumeve”. Makineri shtypshkrimi. Busti i poetit Naim Frasheri, foto e tij me qiri. Gazeta Drita. Mbledhje ne sallen e Lidhjes se Shkrimtareve, duken shkrimtaret Dritero Agolli, Fatos Arapi, Llazar Siliqi, Adem Istrefi. Shkrimtaret Llazar Siliqi dhe Hasan Petrela duke ecur neper rruget e Tiranes flasin per poezine e realizmit socialist. Duket autobuzi urban dhe njerez qe hipin e zbresin nga autobuzi. Poeti Xhevair Spahiu duke biseduar me minatoret, zbresin ne galeri. Spikeri Ndricim Xhepa shoqeron me vargjet e tij. Poetesha Natasha Lako flet (sinkron) mbi poezine. Ajo deshoron te jape boten e gruas ne krijimet e saj. Natasha ne shetitje me djalin e saj Joni Shanaj. Pamje nga materniteti i Tiranes dhe prinder me foshnjet e tyre te ilustruara me poezite e recituara te Natasha Lakos. Femije ne karroce shetisin ne park. Poeti Adem Istrefi midis kosovareve te Rrushbullit. Flet sinkron, libri i tij “Net kosovare”. Rapsodi kosovar gdhend nje cifteli. I bie ciftelise, shoqeruar nga poezia e Adem Istrefit. (309,1m) Rruget e qytetit te Tiranes. Shkrimtari Ismail Kadare ne rruget e qytetit takohet me miq, me pas flet ne studion e tij (sinkron) per poezine. Fatos Arapi duke ecur neper rruget e Tiranes flet me zerin e brendshem (sinkron) per rinine dhe poezine. Te rinj duke ecur ne rruget e qytetit. Momente nga puna ne shkollen e baletit. Aspekte dhe momente nga jeta dhe puna e rinise neper atdhe. Spikeri i shoqeron me vargjet e Fatos Arapit. Shkrimtari Dritero Agolli ne fshat, duke leruar token me qe dhe pastaj me traktor. Dritero Agolli ne studion e tij flet (sinkron) e cila shoqerohet me material (retrospektive). Te rinj ne biblioteke. Libra ne librari. Vepra e Ismail Kadarese, libri “E para fjale e botes” i Natasha Lakos, libri me poezi “Sonte dhe neser ne mengjes” i Kico Blushit. Intervista te ndryshme te te rinjve per poezine ku dallohen Mimoza Ahmeti, Matilda Makoci, etj. Libraria ku shiten libra me poezi te autoreve tane. Momente pune ne shtypshkronje. Librat dalin nga shtypi. |
| Çmime | |
| Skenarist | Luan Rama |
| Teksti | |
| Regjisorë | Diana Gjiknuri, Ylli Demneri |
| Formulimi muzikor | Donika Muci |
| Operator | Ferdinand Karuni |
| Piktor | |
| Montazhier | Donika Muci |
| Zëri | Lavdi Fortuzi |
| Kategoria | Dokumentare |
| Kroma | Bardhe e zi |
| Viti i prodhimit | 1984 |
| Viti i premierës | 1984 |
| Numri i akteve | 2 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 22 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | Tirane |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | Film diplome i regjisoreve Diana Gjiknuri dhe Ylli Demneri, i udhehequr nga Esat Musliu. |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




