Kodi i referencës | I/2-156 |
Titulli | Krah per krah |
Sinopsi | Fillon me nje ajze kineze e cila flet si spikere ne nje shfaqje qe japin artistet tane ne Pekin. Maliq Herri, Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali dhe Hysen Pelingu. Panorama te bukura liqeni dhe orizoret ne Kine. Ne bregdet ushtaret kineze dhe grate ruajne kufirin. Pamje te bukura nga Shqiperia, kufitar ne detre dhe pamje malesh, pamje bregdeti, kalaja e Krujes, monumenti i Skenderbeut. Aspekte nga lufta NCL. Clirimi i Shqiperise, Tirana, Enver Hoxha, Hysni Kapo. (275. 60m) Aspekte nga puna ne miniera. Tisazhi i Shkodres, Kucova, rafneria e naftes ne Cerrik, hidrocentrali i Bistrices, ndertimi i portit te Durresit dhe vaporre qe shkarkohen si vaporret “Vlora” dhe “Internacional” i cili udheton per ne Kine ka pasagjere kineze dhe shqiptare. Mbremje ne bregdet, ne Tirane japin shfaqje artistet kineze. Sahati ne Tirane tregon 12 e 10, ne Pekin eshte ora 5 e mengjesit. Ne Pekin ka levizje neper rruge. Neper mure shihen skalitje nga revolucioni popullor. (276. 40m) Ne aerodromin e Pekinit zbret delegacioni i Bashkimeve profesionale te Shqiperise i cili viziton murin kinez. Aspekte nga jeta ne Kine. Gara me ski, vajza me patina, shetitje me varka ne liqen, vjelje bananesh ne nje komune. Puna neper orizore dhe shkarkimi i nje vaporri me fidana ulliri qe vijne nga Shqiperia. Cu En Lai mbjell fidanin e pare. Perseri ne Shqiperi. Aspekte nga jeta ne fshat. Punime per hapje kanalesh dhe elektrifikime ne fshat. Grate duke punuar qilima, duke tundur dhalle. Gjeologet kineze dhe shqiptare shkojne ne male per te zbuluar pasurite e nentokes. (268. 70m) Miniera e Mborje Drenoves. Ne shtepine e drejtorit te minieres vijne anetaret e ekspedites kineze. Djali i drejtorit studion ne Kine. Aspekte gjate studimit te djalit ne Kine, puna laboratorike dhe shetitjet. Ne Tirane studentet kineze studiojne bashke me studentet shqiptare. Ne nje shkolle fillore shqiptare mesojne edhe pionere kineze. Ekspozite ne nje fabrike, uzina e shkrirjes se celikut. Mao Ce Dun ne mes te punetoreve. Ne uzinen e makinave dhe traktoreve ne Kine prodhohen traktore per Shqiperine. Kombajna kineze korr miser. Grate e kooperatives shkoqin misrin. Ushtria vjen ne ndihme te fshatit. Ambasadori kinez Lo Shi Gao dhe pjesetaret e tjere te ambasades kineze ne Shqiperi vizitojne kooperativen bujqesore Mao Ce Dun ne Divjake. Ndersa ne komunen “Miqesia shqiptaro – kineze” ne Pekin shkojne pjesetaret e Ambasades sone. (238. 8m) Fillon me festivalin e filmit kinez ne Shqiperi. Shkembim delegacionesh. Delegacioni i aresimit dhe kultures i RP te Kines ne takim me Enver Hoxha, ndersa delegacioni i grave shqiptare ne pritje te Mao Ce Duni. Sh. Enver dhe udheheqes te tjere presin Cu En Lain. Neper qytete te Shqiperise populli pret Cu EN Lain. Ne KQ te PPSH behen bisedimet mes CU EN Lait dhe Enver Hoxhes. Miting ne pallatin “Partizani” ku flasin Mehmet Shehu dhe Cu En Lai. 1 Maji ne Tirane dhe ne Pekin. Enver Hoxha dhe Mao Ce Dun shohin paraden ne Kine. (200. 90m) |
Çmime | |
Skenarist | N. Koleka Cen Cau Ju |
Teksti | Ho Xhun Sin |
Regjisor | Endri Keko Ho J Shen |
Kompozitor | P. Jakova |
Operator | Jani Nano Uan De Cen Asim Raxhimi, op/zeri Uan De Cen, op/zeri |
Piktor | Lij Syen |
Montazhier | Lij Syen |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1964 |
Viti i premierës | 1964 |
Numri i akteve | 6 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 52 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Film dokumentar i perbashket kinezo – shqiptar. Zhurmat: Xhon Sju Cin, Xhao Xhen. Lexon tekstin: Muhamed Kapllani. Drejtor filmi: Josif Kromidha, Ju Cin. Orkestra e filarmonise se kinematografise se pekinit. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article