Kodi i referencës I/3-242
Titulli Kolonel Bunker
Sinopsi Kolonel Bunker është një parabollë politike e bazuar në fakte, portrete të ngurtësuara mbi të cilat regjimi paranojak terrorizoi popullin tonë. Është viti 1974 dhe tipi stalinian i qeverisë shqiptare që ka tjetër­suar virtytin e gjithë qyteteve të botës, tërhiqet brenda një lloji izolimi neurotik. Ishte krijuar një program i njohur me emrin “Bunkerizim”. Filmi fokusohet mbi përshkrimin e një burri i cili jeton me ankthe reale. Muro Neto, një ushtarak profesionist, njihet si “Kolonel Bunker”.
Çmime Filmi nderohet me “Le prix de la critique” në Mediterranean Film-Fest në Bastije, France; Fitoi Cmimin e Veçantë të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Izmir, Turqi; Në vitin 1996 ishte përzgjedhja e Shqipërisë për aplikimet për Çmimet OSKAR në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar; u nderua me Çmimin e Parë (Grand Prix) në Euro-Festival, Saint Etienne, France që u zhvillua nga 2-9 dhjetor 1997. Në festivalin e 11-të të Filmit Shqiptar, që u zhvillua në Tiranë 24-27 prill, 2000, u shpall si filmi më i mirë dhe u nderua me Kupën e Festivalit. Me çmim të posaçëm u nderuan dhe dy komponentë të tij: kolona zanore dhe grimi; Çmimi i UNESCO-s në Festivalin e Filmit në Venecia 1998.
Skenarist Kujtim Cashku
Teksti  
Regjisor Kujtim Cashku
Kompozitor Andrezej Krauze
Drejtor fotografie Afrim Spahiu
Operator Yerzy Rudzinsji
Piktor Shaqir Veseli
Montazhier Kahena Attia Riveill, Shazije Kapoli
Zëri Ilir Gjata
Aktorë Agim Qirjaqi, Ana Nehrebecka, Cun Lajci, Guljelm Radoja, Kadri Roshi, Petrit Malaj.
Kategoria Film artistik
Kroma Me ngjyra
Viti i prodhimit 1996
Viti i premierës 1996
Numri i akteve 10
Kohëzgjatja (në minuta) 103 min
Vendi i prodhimit Shqipëri
Vendi i xhirimit Tiranë
Producenti 3B Productions, Agencja Produkcji Filmowej, Centre National de la Cinématographie (CNC), Ministère des Affaires Étrangères, Orafilm, Zespol Filmowy “Dom”
Shënime  
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit