| Kodi i referencës | I/2-827 |
| Titulli | Koha e Partise |
| Sinopsi | Panorame e liqenit te Kukesit nga lart. Banore te Kukesit duke pare liqenin qe ka permbytur Kukesin e vjeter. Pamje te ndryshme nga Kukesi i ri. Pamje e turbinave te Fierzes. Shtyllat e tensionit te larte. Pamje e salles se Radio Tiranes ku fillojne emisionet. Njerezit duke filluar diten e re te punes. Levizje e madhe ne stacionin e trenit. Fillimi i punes ne nendeteset tona, ne uzina e fabrika, ne zyra e ne fusha. Pamje nga shtepia ku u themelua Partia. Foto te ndryshme nga kjo date e shenuar. Tabloja e themelimit te Partise. Retrospektive ku Enver Hoxha flet sinkron ne Kongresin e I, te V e te VIII te Partise. (281.90m) Pamje nga derdhja e monumenteve te ndryshme ne bronz. Heronjte e bronzte si Skenderbeu, Margarita Tutulani. Pamje nga monumenti i Hysni Kapos ne Vlore. Monumenti i luftes se Drashovices. Heroinat e Rreshenit. Pamje te Korces dhe e varrezave te deshmoreve. Foto te ndryshme te viktimave dhe shkaterrimeve te Boroves. Foto te cetave te ndryshme luftetaresh e partizanesh. Retrospektive e pervjetorit te pare te clirimit te Shqiperise. Krahasimi i parakalimit te pare te clirimit me ate te 35 vjetorit te clirimit. Pamje nga kenetat e vendit dhe krahasimi i po atyre fushave te mbushura me grure. Kombajnat ne rrjeshta duke korrur grurin e bollshem. Nje kryetar kooperative flet (sinkron). Pamje nga vaditja artificiale e fushave. Pamje nga pushimet e femijeve ne plazhin e Durresit. Ndertimi i anijes 2700 toneshe ne kantierin detar. Anijet e flotes sone tregetare qe kthehet nga sherbimi i larget. Flet (sinkron) kapiteni i anijes “Arberia”. Vapore qe ngarkohen ne port me mineralet tona dhe me prodhime te ndryshme shqiptare. (262.60m) Pamje nga prodhimi i batanijeve ne kombinatin e tekstileve Berat. Drejtoresha Elvira Dushku duke drejtuar mbledhjen e keshillit teknik te kombinatit. Krahasimi me endjen primitive qe ekzistonte ne Shqiperi dhe makinerite moderne te kombinatit. Aspekte nga puna ne uzinen e instrumenteve ne Korce. Pamje nga prodhimi i detaleve gjigande ne kombinatin “Enver Hoxha”. Nderrimi i turneve neper fabrikat e uzinat tona. Njerezit qe dalin e hyjne neper fabrika. Pamje e furrnaltes. Aspekte nga shkrirja e celikut ne kombinatin metalurgjik te Elbasanit. Gazetat qe shkruajne per noten kineze, largimi i specialisteve kineze nga tradhetia e sovjetikeve, pamje nga kongresi i 20-te i tyre. Pamje nga kunderrevolucioni ne Hungari. Pamje te Pekinit. Foto te Mao Ce Dunit ne takim me Niksonin dhe me udheheqes te tjere reaksionare. Enver Hoxha duke studiuar ne studion e tij. Pamje e veprave te ndryshme te Hoxhes. Avione amerikane duke bombarduar qytete te ndryshme. Aspekte nga luftrat dhe demostratat e ndryshme neper bote. Kongreset e Partive M-L. Gazetat e ndryshme te tyre. (224m) Mitingu pas kongresit te 8-te te PPSH-se. Ceremonia e ndarjes se dekoratave te 40 vjetorit te PPSH-se. Haxhi Lleshi i dorezon dekoraten Enver Hoxhes dhe perqafohet me te. Dekorohen dhe udheheqes te tjere te Partise. Aspekte nga puna per ndertimin e hidrocentralit te Komanit. Shoferi Nikolle Cuni duke drejtuar makinen. Brigada e Shaban Gjokes duke punuar ne tunel. Ne kombinatin e sheqerit ne Maliq, komunisti Llazar Plasa, qe eshte bere drejtori i ri i kombinatit, duke drejtuar punen. Nina Andoni duke pastruar lopen, ajo ka nje rendiment shume te larte nga lopet e saj. Ne institutin e kerkimeve bujqesore ne Shkoder, kandidati i shkencave bujqesore Hysen Lacaj, duke punuar per krijimin e hibrideve te reja te misrit. Ne Plaze duke u shkembyer eksperienca me shume kuadro te vendit per rendimentet e larta ne grure. Universiteti Shteteror i Tiranes, auditoret e tij. Pamje nga puna ne institutin e Fizikes Berthamore. Flet (sinkron) nje fizikant. Aparaturat e ndryshme moderne qe perdoren ne industrine e naftes per zbulimin e vendburimeve te reja. Pamje nga uzina e perpunimit te naftes ne Ballsh. Aspekte nga puna ne qendren e matematikes llogaritese. Aparaturat elekronike per shtimin e popullsise. Panoramat e fshatrave te Dropullit. Mesimi i gjuhes greke ne shkolle. Nje nxenes reciton greqisht per Partine. Gazeta ne gjuhen greke. Retospektive e vizites se Enver Hoxhes ne Dropull. Enver Hoxha duke folur (sinkron). (212,10m) Pamje nga koncertet e asamblit tone te kengeve dhe valleve jashte shtetit. Shtypi i huaj qe shkruan per Shqiperine. Piktori Abdurahim Buza ne studion e tij duke pikturuar. Piktoret Sali Shijaku dhe R. Rusheku duke punuar nje tabllo madheshtore. Dritero Agolli duke shkruar ne studion e tij. Skulptoret Kristaq Rama dhe Odise Paskali duke punuar. Kompozitori Cesk Zadeja duke punuar ne piano. Nje vajze e vogel duke pikturuar. Flasin (sinkron) per Partine nje veteran, nje marinar, nje intelektual. Aspekte nga nje dasem socialiste ne fshatin e rinise Ksamil. Flasin (sinkron) nusja dhe dhendri. Pamje nga amfiteatri i Butrintit. Spikerat e Radio Tiranes flasin ne gjuhe te ndryshme te botes. Pamje e qendres se Tiranes naten ne feste. (191,30m) |
| Skenaristë | Arshi Xhezo, Moikom Zeqo, Viktor Gjika |
| Regjisor | Viktor Gjika, Esat Musliu |
| Formulimi Muzikor | Nina Andoni |
| Operatorë | Jovan Kondakçi, Lionel Konomi |
| Regjisore Montazhi | Elpiniqi Coja |
| Zëri | Asim Raxhimi |
| Kategoria | Dokumentarë |
| Kroma | |
| Viti i prodhimit | 1981 |
| Viti i premierës | 1981 |
| Numri i akteve | 5 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 41 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | Foles te tekstit: Marieta Ilo, Agim Xheka |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




