Kodi i referencës I/2-85
Titulli Kinoreportazh Nr.5
Sinopsi Nje pjese e delegacionit sovjetik me ne krye sh. Muhidinov, kthehen ne Moske. Per ti percjelle, kane dale ne aeroportin e Rinasit udheheqesit e Partise dhe te shtetit tone si: Manush Myftiu, Gogo Nushi etj. Ndersa Nikita Hrushov, vazhdon viziten e tij ne Shqiperine e Jugut. Vizite ne plantacionet dhe vreshtat e Vurgut. Populli i Lushnjes pret e gezuar delegacionin i cili me pas e vazhdon viziten ne Fier, Mallakaster e Vlore. Ne mitingun e organizuar ne Vlore, Enver Hoxha gjate fjalimit te tij vuri ne dukje vetite patriotike te popullit te Vlores. Asistojne ne miting shoket Mehmet Shehu dhe Spiro Koleka. Me motorskaf shkojne ne qytetin e Sarandes ku vizitojne fermen e agrumeve. Me pas motorskafi i con ne Butrint ku shohin monumentet e lashta te vendit tone. Marshalli Malinovski i shoqeruar nga Beqir Balluku, ben nje vizite ne qytetin e Gjirokastres. Ne mitingun e organizuar atje me kete rast, moren pjese mijera qytetare. Ne Tirane, me 3 Qershor, Hrushov vendos gurin e pare ne pazarin e vjeter ku do te ngrihet Pallati i Kultures. Jane te pranishem shoket: Hysni Kapo, Manush Myftiu, Spiro Koleka, Gogo Nushi. Populli i Tiranes ka dale ne shesh per te percjelle delegacionin e Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik i cili niset per ne Moske. Ne aeroport, Hrushovi shoqerohet nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Kalojne ne reviste nderi. Pioneret i dhurojne Hrushovit lule, sh. Enver e falenderon per viziten qe beri ne vendin tone, ndersa Hrushov falenderon per viziten e ngrohte qe iu be. Ne percjellje asistojne gjithashtu Pilo Peristeri, Kadri Azbiu, Petrit Dume, Koco Theodhosi, Adil Carcani, Rita Marko, Spiro Koleka, Haki Toska, Ramiz Alia. Aeroplani niset.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor Endri Keko
Kompozitor
Operator Agim Fortuzi Mandi Koci Hamdi Ferhati Jani Nano Pashko Como Sokrat Musha
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1959
Viti i premierës 1959
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta) 17
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Tirane;Rinas;Myzeqe;Lushnje;Fier;Mallakaster;Vlore;Sarande;Butrint;Gjirokaster
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Mbi viziten e Nikita Hrushovit ne Shqiperi
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit