Kodi i referencës | I/1-721 |
Titulli | Kinokronika Nr. 3, 1973 |
Suzhet 1 | Krijimi i Akademise se Shkencave te RP te Shqiperise. Salla e mbledhjes. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu ne llozhe dhe duartrokasin. Profesor Eqerem Cabej Flet. Hysni Kapo flet. Flet kryetari i Akademise se Shkencave, Aleks Buda. Ne salle duken profesor Kol Popa, Thoma Deliana, Nexhmije Hoxha, Dr. Fejzi Hoxha, Hekuran Marra, Fiqirete Shehu, Mentor Permeti. Enver Hoxha pergezon shkencetaret dhe ngre dolli. Asiston Mehmet Shehu dhe Petrit Radovicka.(146m) |
Suzhet 2 | Per ngritjen e normave ne fabriken e qelqit ne Kavaje. Pamje e fabrikes, flet nje punetor. Makineri qe prodhojne shishe. Vajza duke punuar per prodhimin e pjatave, eneve prej qelqi dhe abazhureve. (33m) |
Suzhet 3 | Ngrihen linja te mekanizuara per prodhimin e ushqimit te bagetive. Grirja e ushqimeve me makine ne kooperativen bujqesore “Bajram Curri” te Borizanes se Krujes. Ushqimet e ashpra te pergatitura u jepen lopeve ne stalle. (22.10m) |
Suzhet 4 | Nje repart i ri ne spitalin e Lushnjes. Nje grup mjekesh duke vizituar sallat e repartit te ri infektiv te spitalit. Ne krye mjeku Ihsan Cabej. Nje pacient flet. Salla e operimit ne kohen e operimit. (43.50m) |
Suzhet 5 | Qeramika artistike dhe e aplikuar ne duart e artistit Fuat Dushku. Skulptori Fuat Dushku duke punuar ne studion e tij. Vajza duke prodhuar statuja te vogla allcije, pjata. Ekspozite te prodhimeve. (32.20m) |
Teksti | Vangjush Furrxhi |
Regjisor | Kristo Jorgji |
Formulimi Muzikor | Nina Harito |
Operator | Hamdi Ferhati, Pashko Como, Bashkim Asllani, Jovan Kondakci |
Montazhiere | Adriana Elini |
Zëri | Saliko Hoxha |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1973 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 10:20 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | – |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article