| Kodi i referencës | I/1-738 |
| Titulli | Kinokronika Nr. 19, 1973 |
| Suzhet 1 | 31 vjetori i Konferences se Pezes. Arrijne ne vendin historik Abdyl Kellezi, Manush Myftiu e Myslym Peza. Ne metingun e rastit flet Piro Kondi dhe kryetar i komitetit ekzekutiv te rrethit Ndue Marashi. Asistojne edhe Ndreci Plasari, Baki Starja. Pas mitingut ata vizitojne muzeun dhe ekspoziten. (54.20m) |
| Suzhet 2 | Ambasadori Kamboxhian paraqet letrat kredenciale. Haxhi Lleshi priti ambasadorin e mbreterise se Kamboxhias Peh Bunret i cili dorezon letrat kredenciale. Ne ceremoni asistuan Nesti Nase, Kahreman Ylli dhe Koco Prifti. (17m) |
| Suzhet 3 | Fabrika e re e miellit ne Kukes. Pamje nga qyteti. Pamje e fabrikes se re. Makinerite gjate procesit te punes. (20.50m) |
| Suzhet 4 | Uzina “Drini”, Shkoder. Pamje e uzines se re. Aspekte nga puna dhe makinerite. Reparti i galvanizimit. Materiale te galvanizuara. (20.40m) |
| Suzhet 5 | Kursi i grave ne Vlore. Pamje pallatesh banimi. Mesim ne sallen e kursit te rrobaqepesve, guzhiniereve. Gra duke qepur ne makine, ne gatim gjelle. Puna per pastrimin e oborrit, shtruarje krevatesh, cerdhja e femijeve. (40.90m) |
| Suzhet 6 | Hapet tuneli Nr 10 ne Hotolisht. Kambajna e shpimit gjate punes ne tunel. Minator duke punuar per shpimin e tunelit ne hekurudhen Elbasan – Prrenjas. Vendosje minash. Te dy palet e minatoreve takohen pasi ky shpohet perfundimisht. (31.90m). |
| Suzhet 7 | “Brazda”, film i ri artistik ne xhirim. Jepen kuadro nga filmi. Grupi i xhirimit gati per te filluar xhirimin. Aktorja qe interpreton rolin e Martes flet (sinkron). (58.90m). |
| Teksti | Halil Kamberi |
| Regjisor | Adriana Elini |
| Formulimi Muzikor | Mira Mamaqi |
| Operatorë | Rakip Zeneli, Pashko Como, Hamdi Ferhati |
| Montazhier | Nazmie Sula |
| Zëri | Flora Uka |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1973 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperia |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




