Kodi i referencës I/1-444
Titulli Kinoditari Nr. 7, 1968
Suzhet 1 Vizita e kryetarit te Partise M-L te Austrise, Eduart Hill, ne Shqiperi. Me ftese te KQ te PPSH-se, Eduart Hill beri nje vizite ne vendin tone. Ne Rinas pritet nga Ramiz Alia. (15.80m).
Suzhet 2 Ne kooperativne bujqesore Shoshaj, Burrel. Per te pasur rendimente te mira ne grup, kooperativistet punojne me kujdes qe ne zgjedhjen e fares, pleherimin dhe punimine tokes, hapjen e kanaleve kulluese dhe deri ne sherbimet e tjera agroteknike. Anetaret e kooperatives mendojne per fushaten e mbjelljeve te pranveres. Nje rendesi ka zgjedhja dhe seleksionimi i fares se misrit. (28.20m).
Suzhet 3 25-vjetori i cetes Cameria. Ne fshatin Mahrat te rrethit te Sarandes, 25-vjet me pare u formua ceta partizane “Cameria”. Veteranet kujtojne ato dite te zjarrta ku nen udheheqjen e partise e te shokut Enver Hoxha ish ngritur ne lufte i madh e i vogel. Me kete rast foli Miho Xhani, nenkryetari rrethit te Sarandes. (20m).
Suzhet 4 Dekorimi i mjeshtrave te sportit. Ne Tirane u zhvillua ceremonia e dorezimit te titullit te larte sportiv mjeshtrave te merituar dhe mjeshtrave sportive. Ne kete rast foli Rexhep Doda. Dekorohet Teodor Siliqi, Loro Borici. (42.50m).
Suzhet 5 Ne institutin e kerkimve te naftes. Punonjesit e institutit te kerkimeve te naftes dhe gazit ne Qytetin Stalin, te frymezuar nga fjala e Enver Hoxhes dhe materialet e Partise per revolucionarizimin tekniko-shkencor, kane nxjerre detyra te reja per te shpene perpara prodhimin. Sektori i shpimit te ketij instituti ka ndihmuar per shtimin e rendimnetit te prodhimit. Me anen e eksperimenteve shkencore u arrit prodhimi ne vend i disa lendeve termo-aktive duke pakesuar importin. (21.60m).
Suzhet 6 Shkolla 8-vjecare, Gramsh. Ne shkollen 8-vjecare te fshatit Drize te rrethit te Gramshit, cdo dite e me shume lidhet mesimi me praktiken. Pas dhenies se mesimit ne klase, nxenesit konkretizojne diturine ne laboratorin e gjere te jetes. Ne kendin e gjeografise ato njihen me instrumentet per matjen e temperatures, reshjeve dhe lageshtires se tokes. Ne shkolle ka ardhur infermieri per t’u dhene njohuri mbi lidhjen e zgjidhjen e plageve. Nje rendesi ka edhe zgjerimi i njohurive mbi elekticitetin. (54.20m).
Suzhet 7 Drite elektrike ne fshat. Kooperativistet e fshatit Bales se rrethit te Elbasanit, me ndihmen e punetoreve te ndermarrjes elektrike, jane zotuar qe brenda muajit shkurt drita elektrike te shkoje ne cdo shtepi te fshatit. Ne pune per elektrifikimin marrin pjese aktive forcat kooperativiste. Kooperativisti Nazmi Balla pershendetet me elektricistin. (42m).
Teksti Muharrem Skenderi
Regjisor
Formulimi Muzikor M. Basha
Operatorë Pashko Como, Niko Theodhosi, Petraq Lubonja, Hamdi Ferhati, Rakip Zeneli
Montazhiere Irena Spahiu
Zëri Xhevat Behri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1968
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 8
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit