| Kodi i referencës | I/1-598 | 
| Titulli | Kinoditari Nr. 48, 1970 | 
| Suzhet 1 | Ne kombinatin e mishit, Tirane. Sesion shkencor lidhur me procesin teknik. Ne sesion merr pjese edhe Kico Ngjela. Referatin kryesor e mbajti kryeinxhinieri i kombinatit, Ilia Mitro. Diskutime. Flet edhe Kico Ngjela. Pjesemarresit vizitojne repartin e mishit te pulave. Vajza e gra duke punar per therjen dhe amballazhimin e pulave. Pamje nga puna ne repartin e perpunimit te kerminjve. Pamje nga puna ne konservimin e mishit. Ketu cdo gje eshte e automatizuar. (63.70m) | 
| Suzhet 2 | Fshati socialist i Shllakut, Shkoder. Shllaku eshte zona e thelle malore ne Shkoder. Ai po ndertohet krejt i ri dhe i grumbulluar. Pamje nga puna per ndertimin e banesave dhe objekteve social-kulturore. (30.20m) | 
| Suzhet 3 | Ekspozita kombetare e skulptoreve dhe piktoreve te rinj. Pamje pikturash dhe skulpturash te marra nga jeta e rinise ne aksione. Ne roje te kufirit, mozaik, etj. (35m) | 
| Suzhet 4 | Arriti ne vendin tone nje grup gjimnastesh kineze. Aeroplani duke u ulur ne pisten e aeroportit te Rinasit. Per te pritur grupin e kryesuar nga Fu Xhe Han, kishin dale Bedri Dedja zv/Minister i Arsim Kultures, Rexhep Doda, nenkryetar i shoqates se miqesise Shqiperi – Kine, Kryetari i Komitetit per marredheniet me jashte Misto Treska dhe shkrimtari Sterjo Spase. (28.80m) | 
| Suzhet 5 | Volejboll Dinamo – Panathinaikos e Greqise. Pamje e salles se palestres se pallatit te sportit Partizani, Tirane. Pamje nga ndeshja. Ndeshja perfundoi 3 me 0 ne favor te Dinamos se Ministrise se Puneve te Brendeshme. (81.25m) | 
| Teksti | Vangjush Furrxhi | 
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | Donika Muci | 
| Operatorë | Pashko Como, Rakip Zeneli, Agim Fortuzi, Petraq Lubonja, Shkelzen Shala | 
| Montazhier | M Halili | 
| Zëri | Vangjel Leka | 
| Kategoria | Kronika | 
| Kroma | Bardhë e Zi | 
| Viti i prodhimit | 1970 | 
| Numri i akteve | 1 | 
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9 | 
| Vendi i prodhimit | Shqiperia | 
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” | 
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article




